Nivelet e ujit të liqeneve artificiale janë në minimum, kurse periudha më kritike pritet të vijë.

Valët e nxehta që janë pasojë e ndryshimeve klimatike, si dhe ngritjeve dhe uljeve të papritura të temperaturave, shkaktojnë ndryshime në sasinë e reshjeve, intensitetin dhe shpërndarjen e tyre. Ditët me thatësi janë arsyeja kryesore për të cilën nevojitet të ruhet niveli normal i ujit të liqeneve natyrore dhe lumenjve në vend. Në dhjetë ditët e fundit, nivelet e ujit të lumenjve dhe liqeneve kanë përjetuar luhatje të vogla në baza ditore, diku ka një tendencë për të ulur, diku për të rritur nivelin e ujit, por në përgjithësi situata në nivel kombëtar ende nuk është kritike, thonë për Meta.mk nga Drejtoria për çështje hidrometeorologjike (DÇHM), njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Nga ana tjetër, gjendja e liqeneve artificiale tregon kufirin minimal të nivelit të ujit, sipas matjeve të SHA EEM. Uji nga këto rezervuarë përdoret kryesisht për të gjeneruar energji elektrike. SHA Elektrocentralet e Maqedonisë së Veriut, që menaxhojnë me shumicën e hidrocentraleve, besojnë se situata aktuale me kotat nuk është kritike për momentin dhe pohojnë se nuk merret më ujë nga liqenet artificiale për të prodhuar energji elektrike për eksport.

Nga ana tjetër, DÇHM, për Meta.mk i shpjegojnë se periudha më kritike për nivelet e ujit pritet të vijë. Për shkak se ujërat në liqene dhe lumenj janë mbushur kryesisht nga bora që shkrihet, proces ky që zgjat deri në qershor, kurse më pak mbushen nga shiu.

“Korriku, gushti dhe shtatori janë muajt më kritikë për nivelet e ujit, është edhe tetori por jo shumë shpesh. Për shkak se këto muaj janë periudhat më të gjata të thata, ka më pak reshje, ato janë të paqëndrueshme dhe të shkurtra dhe nuk janë në të gjithë territorin, por janë lokale. Pra, në vijim mund të priten ditë të thata dhe nivele të ulëta të ujit. Por tani për tani, situata është e qëndrueshme”, tha Atanas Ugrinski, këshilltar i hidrologjisë në DÇHM.

Ai shton se niveli i ujit të liqeneve natyrore dhe lumenjve gjithashtu ndikohet nga rezervuarët artificialë, pra shkarkimi i ujit prej tyre për prodhimin e energjisë elektrike, në rast se ka mungesë të ujit nga liqenet dhe lumenjtë natyrorë.

Matjet e DÇHM nga 13 korriku për nivelet e ujërave në vendin tonë tregojnë se gjendja më e keqe është niveli i ujit në Makedonski Brod-Treska, minus 4 centimetra, ndërsa mesatarja për korrikun është 9 centimetra. Më pas vjen niveli i ujit në Botun-Sateska, ku janë matur minus 16 centimetra, kurse mesatarja për korrikun është 7 centimetra. Tabela e DÇHM tregon se niveli i ujit të Vardarit te Demir Kapija- është 92 cm, në gjendjen më të mirë, me mesatare prej 93 cm për korrikun si dhe Sushevë-Strumica, 80 cm, mesatarja e të cilit për korrik është 60 cm.

Në liqenet natyrore, sipas matjeve të DÇHM, mbi mesataren është niveli i ujit në Dojran, me 146,98 mnd (metra mbi nivelin e detit), kurse mesatarja për korrik është 144.34 m, pastaj Ohri, me 693,48 m, nga mesatarja për korrik 693,58 m, dhe niveli i ujit në rajonin e Prespës është më i ulët, gjegjësisht është 842,49 m, ndërsa mesatarja e tij për korrik është 844,19 m.

Niveli i liqeneve artificialë në vend është pothuajse në kufi me minimumin, tregojnë matjet e SHA EEM. A po zbrazen këto rezervuarë për të prodhuar më shumë energji elektrike për eksport?

Në këtë pyetje nga SHA EEM për Meta.mk u përgjigj se SHA EEM nga viti 2020 prodhon energji elektrike ekskluzivisht për nevojat e Furnizuesit Universal dhe për ofrimin e shërbimeve të sistemit SHA MEPSO, që është detyrim ligjor dhe nuk shet energji elektrike në tregun e lirë.

“Prodhimi i energjisë elektrike është i qëndrueshëm dhe zhvillohet sipas planit vjetor të prodhimit për 2021, me optimizimin e nevojshëm, varësisht nga luhatjet ditore ose periodike në sistem”, u përgjigj ESM i shtetit.

Sipas matjeve të SHA EEM në lartësitë e rezervuarëve artificialë dhe Liqenit të Ohrit, të dhënat nga 12 korriku, tregojnë vlera të matura mbi nivelin e detit (mnd).

Në Mavrovë, u mat lartësia mbidetare. nga 1217,19, lartësia minimale është 1207,00); në Shpile 575,88 m. (lartësia minimale është 560,00); në Globoçicë 686,35 m mbi nivelin e detit. (lartësia minimale është 682,50); në Ohër 693,49 m mbi nivelin e detit. (lartësia minimale është 693,10); në Tikvesh 248,24 m mbi nivelin e detit. (lartësia minimale është 233,00); në Kozjak janë matur 444,38 metra mbi nivelin e detit. (lartësia minimale është 435,08); dhe në Svetka Petka 356,19 mnd, me lartësi minimale të përcaktuar prej 355,00 mnd.

Komisioni rregullator për energjetike dhe shërbime ujore, për Meta.mk, thonë se ata e monitorojnë gjendjen hidrologjike në vend, sa i përket prodhimit të energjisë elektrike, me qëllim të ruajtjes së stabilitetit energjetik në sistem.

“KRRE në takimet e rregullta, mujore me kompanitë energjetike, pas analizës së treguar, e zbulon situatën. Nëse nivelet e ujërave janë të ulëta, ne rekomandojmë SHA EEM të ndalojë përdorimin e rezervuarëve artificiale për prodhimin e energjisë elektrike, krejt kjo me qëllim të ruhet potencialin e ujit si rezervë kur sistemi kërkon balancimin”, u përgjigjën nga Komisioni rregullator-0.

Ekosistemet ujore vuajnë nga çekuilibri në nivelet e ujërave në lumenj dhe liqene

Në çdo mjedis ujor, çdo botë e gjallë ka vendin dhe rëndësinë, kështu që çdo luhatje e sistemeve ujore ka një ndikim në të dhe ka pasoja ekologjike. Prandaj, rregullimi i niveleve të ujit duhet të respektohet, në mënyrë që të ruhet minimumi biologjik i organizmave. Këtë për Meta.mk e vuri në pah profesoresha e Institutit të biologjisë, Milica Ristovska, e cila është e përfshirë në fushatën “Kthjellu” të Institutit për studime të komunikimeve (ISK), fushatë e cila përqendrohet në dy çështje specifike: menaxhimi i burimeve ujore dhe inspektimi kundër shfrytëzimit të tepërt të resurseve natyrore (lëndët e para minerale, pyjet, toka dhe uji).

Ajo thotë se shkarkimi i tepërt, por edhe mbushja e menjëhershme e sistemeve të ujit prish ekuilibrin e botës së gjallë në to, veçanërisht të specieve më të ndjeshme, siç është trofta, për shembull.

“Pikërisht trofta, e cila jeton në ujëra më të ftohtë dhe me më shumë oksigjen, është specie e rrezikuar në lumenjtë ku po ndërtohen hidrocentrale”, thekson ajo. Shton se përgjegjësia për ndryshimet në nivelet e ujit të lumenjve dhe liqeneve bie mbi njerëzit, por edhe institucionet.

“Energjia elektrike duhet të prodhohet duke përdorur ujë, sepse është e rëndësishme nga pikëpamja socio-ekonomike. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që gjatë ndërtimit të hidrocentraleve dhe përdorimit të ujit duhet të shkatërrohet jeta e gjallesave dhe të rrezikohen ekosistemet, pa marrë përgjegjësi. Kemi ligje të mira dhe shteti është nënshkrues i shumë dokumenteve për çdo lloj mbrojtje të resurseve natyrore nga faktori njeri, por në praktikë shumë pak respektohet”, tha Ristovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button