Shefi i Komitetit Olimpik: Olimpiada do të jetë historike

Shefi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, u përpoq të qetësojë frikën se Lojërat Olimpike të Tokios mund të shndërrohen në një ngjarje përhapëse të koronavirusit, transmeton REL.

“Këto do të jenë Lojëra Olimpike historike… për mënyrën se si populli japonez tejkaloi aq shumë sfida në vitet e fundit: tërmetin e madh në lindje të Japonisë dhe tani pandeminë e koronavirusit”, u tha Bach gazetarëve në Tokio, pas takimit me kryeministrin japonez, Yoshihide Suga.

Të mërkurën, numri i rasteve me koronavirus në Tokio u rrit mbi 1,000 – për herë të parë në dy muaj.

Kjo, edhe përkundër faktit se Tokio u vendos nën gjendjen e katërt të jashtëzakonshme në fillim të kësaj jave.

Olimpiada verore do të nisë pas nëntë ditësh dhe do të përfunojë më 8 gusht.

Ngjarja ka qenë e paraparë për vitin e kaluar, por është shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Shumica e publikut japonez është në favor të shtyrjes së mëtejshme të ngjarjes. Edhe interesi global është po ashtu i dobët.

Sipas një sondazhi të Institutit të Kërkimeve Ipsos – të kryer në 28 vende dhe të publikuar më 13 korrik – vetëm 42 për qind e të anketuarve ishin pro mbajtjes së Lojërave, ndërsa 78 për qind e japonezëve ishin kundër.

Organizatorët e ngjarjes sportive e kanë ndaluar pjesëmarrjen e spektatorëve pothuajse në të gjitha vendet ku zhvillohet Olimpiada, ndërsa të huajt kanë qenë të ndaluar qysh më herët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button