fbpx

RMV, LSDM i publikoi disa nga kandidatët për kryetarë të komunave për zgjedhjet lokale

LSDM-ja qeveritare mbrëmë në Këshilli ekzekutiv vendosi për disa nga kandidatët për kryetarë të komunave për zgjedhjet lokale, që duhet të mbahen në gjysmën e dytë të tetorit, njofton Portalb.

Kandidatë për kryetarë të komunave nga LSDM janë Pero Kostadinov për Vallandovë, Milikije Halimi për Haraçinën, Bllagojço Shapov për Bogdancin, Velimir Smilevski për Butelin, Marjan Janev për Vasilevën, Zoran Zimbakov për Bosillovën, Sasho Jankovski për Vevçanin, Ivica Dimitrov për Vinicën, Robert Peshovski për Gradskon, Goran Trajkovski për Dellçevën, Llaze Petrov për Demir Kapinë, Ango Angov për Dojranin, Borçe Gievski për Zelenikovën, për Karbincin do të kandidojë Jordan Nacev, Filip Temellkovski për Kisella Vodën, Bllagojçe Iliev për Konëen, Tome Hristoski për Krushevën, Ace Vellkovski për Llozovën, Medat Kurtovski për Mavrovë-Rostushën, Lube Kuzmanoski për Novacin, Kostadin Georgievski për Ohrin, Sllavço Pandurski për Pehçevën, Dragan Anastasov për Probishtipin, Zhivko Gosharevski për Resnjën, Zhaklina Jovanovska për Nagoriçanin e Vjetër, Sashko Nikollov për Shtipin dhe Petre Shilegov për Qytetin e Shkupit.

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në konferencën për shtyp theksoi se në bazë të anketave e kanë zgjedhur më të mirën.

“LSDM-ja është më e mira për Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Zaev.

Ai tha se në Haraçinë, Ohër, Kisella Vodë është bërë shumë dhe se ka rezultate të cilat nuk kanë qenë prezente me vite.

Zaev paralajmëroi se do të ketë edhe anketë të dytë dhe të tretë sepse për ta janë të rëndësishëm të gjithë aspektet dhe se si mendojnë qytetarët. Njoftoi se janë dorëzuar 630 kandidatura për kryetarë të komunave, Zaev thotë se LSDM-ja janë favoritë për këto zgjedhje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button