fbpx

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi propozim ligj për kompensim mujor edhe për 1100 të falimentuar shtesë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, në konferencën e përbashkët për media e prezantuan propozimin e ri për sigurim material të personave të pa punësuar për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominonte të shtetit, transmeton Portalb.mk.

Me këtë propozim ligj, i cili sot u miratua në Qeveria, janë përshirë edhe 1100 të falimentuar shtesë të cilët do të marrin kompensim mujor prej 9,242 denarë, përkatësisht 34 përqind nga neto paga mujore. Me ndryshimin e fundit, pothuajse 13 mijë persona do të marrin kompensim mujor deri në punësim apo deri në pensionim.

“Kjo Qeveri, duke filluar që nga mandati i parë në vitin 2017, me disa zgjidhje ligjore siguroi kompensim financiar për persona të papunë, raporti i punës i të cilëve është ndërprerë për shkak të falimentimit, likuidimit dhe tepricë teknologjike, përkatësisht të të falimentuarve. Me këto zgjidhje ligjore u siguruan 11,420 bashkëqytetarë tanë”, tha Zaev.

Jagoda Shahpaska

Ministrja Shahpaska tha se, propozim ligji është përgatitur në komunikim të drejtpërdrejt me qytetarët, si dhe nga analiza e kërkesave të dorëzuara deri më tani sipas të cilave disave u kanë munguar vetëm disa muaj që ta plotësojnë kushtin prej 15 viteve raporte pune në ndërmarrje me pronësi dominonte të shtetit, për çka nuk kanë mundur ta realizojnë këtë të drejtë.

“Ditën e dorëzimit të kërkesës, personi i papunësuar duhet të jetë në moshë prej më së paku 52 vite (grua), përkatësisht 55 vite (burrë), që të realizojë të drejtën për kompensim në të holla pas 1 janarit të vitit 1993 dhe prej 31 dhjetor 2020 deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, të mos ketë qenë në raport pune. Të drejtën e kompensimit në të holla në vlerë prej 9,242 denarë, personat e papunësuar, përkatësisht të falimentuar do ta realizojnë deri në punësimin e tyre apo pensionimin përmes Agjencisë së Punësimit”, njoftoi Shahpaska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button