UNICEF dhe UNESCO: Hapja e serishme shkollave nuk guxon të pret

Rihapja e shkollave nuk duhet të pret. Të gjitha shkollat duhet sa më shpejt të sigurojnë mësim me prani fizike, pa pengesa për qasje dhe pa imponuar vaksinim para se fëmijët të hyjnë në shkollë. Humbjet që fëmijët dhe të rinjtë do të pësojnë nga mos shkuarja në shkollë nuk do të kompensohen kurrë, thanë në një deklaratë të përbashkët Drejtori Ekzekutiv i UNICEF Henrieta For dhe Drejtori i Përgjithshëm i UNESCO Odri Azulaj, njofton Portalb.mk.

Shkollat duhet të jenë të fundit që do të mbyllen dhe të parat që do të rihapen, kanë porositur ata, duke theksuar se 18 muaj pas fillimit të epidemisë KOVID-19, arsimi për miliona fëmijë është ende i ndërprerë dhe deri më sot, janë mbyllur shkolla fillore dhe të mesme në 19 vende – një fakt që i prek drejtpërdrejt mbi 156 milionë nxënës.

Drejtuesit e dy organizatave të KB kujtojnë se në përpjekjet për të kufizuar përhapjen e pandemisë, qeveritë shpesh mbyllnin shkollat dhe i mbanin të mbyllura për periudha të gjata kohore, edhe kur situata epidemiologjike nuk e justifikonte atë. Veprimet e tilla, thonë ata në deklaratë, shpesh ishin zgjidhja e parë, sesa zgjidhja e fundit. Në shumë raste, shkollat u mbyllën, ndërsa baret dhe restorantet mbetën të hapura.

“Humbjet që fëmijët dhe të rinjtë do të pësojnë nga mos shkuarja në shkollë nuk do të kompensohen kurrë. Duke filluar nga humbja e njohurive, përmes ankthit, ekspozimit ndaj dhunës dhe abuzimit, e deri te vaktet e humbura dhe vaksinimet në shkollë ose shkathtësitë e reduktuara shoqërore, pasojat për fëmijët do të ndihen në rezultatet e tyre arsimore dhe angazhimin shoqëror, si dhe në mbi shëndetin e tyre fizik dhe mendor. Fëmijët në mjedise me të ardhura të ulëta që nuk kanë qasje në mjetet e mësimit në distancë dhe fëmijët më të vegjël në fazat kryesore të zhvillimit janë shpesh më të prekurit”, kanë theksuar For dhe Azulaj në një deklaratë.

Humbjet për prindërit dhe kujdestarët janë po aq të larta, venë në pah përfaqësuesit e UNICEF-it dhe UNESCO-s, sepse “mbajtja e fëmijëve në shtëpi i detyron prindërit në të gjithë botën të lënë punën e tyre, veçanërisht në vendet pa ose me një politikë të kufizuar të pushimit familjar”.

“Pikërisht për këtë rihapja e shkollave për mësimdhënie me prani fizike nuk duhet të presë. Rastet nuk duhet të pritet që rastet të arrijnë në zero. Ka prova të qarta se shkollat fillore dhe të mesme nuk janë ndër nxitësit kryesorë të përhapjes. Ndërkohë, rreziku i përhapjes së KOVID-19 në shkolla mund të kontrollohet me strategji të përshtatshme zbutëse në shumicën e mjediseve. Vendimi për hapjen ose mbylljen e shkollave duhet të bazohet në analizën e rrezikut dhe vëzhgimeve epidemiologjike në komunitetet ku ato ndodhen. Rihapja e shkollave nuk duhet të presë që të gjithë mësuesit dhe nxënësit të vaksinohen. Duke pas parasysh se mungesa e përgjithshme e vaksinave i mundon vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, vaksinimi i punëtorëve të vijës së parë dhe ata që janë të rrezikuar nga sëmundje serioze dhe vdekje do të mbetet prioritet. Të gjitha shkollat duhet të sigurojnë mësim me prani fizike sa më shpejt, pa pengesa për të hyrë dhe pa imponuar vaksinimin para se të hyjnë në shkollë”, theksohet në deklaratën e përbashkët të drejtorit ekzekutiv të UNICEF-it dhe drejtorit të përgjithshëm të UNESCO-s.

Para Samitit të sotëm për arsimin global, ata u bëjnë thirrje vendimmarrësve dhe qeverive që t’i japin përparësi hapjes së sigurt të shkollave për të shmangur katastrofë të gjeneratave.

“Mbyllja e shkollave e mban peng të ardhmen tonë për përfitime të paqarta në të tashmen. Duhet të përcaktojmë prioritetet më mirë. Mundemi dhe duhet të hapim shkollat në mënyrë të sigurt”, apelojnë Henrieta For dhe Odri Azulaj në deklaratën e tyre të përbashkët

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button