Kubë, qindra persona protestojnë me kërkesën për liri

Qindra persona në Kubë, shtet në Karaibet, protestuan kundër kushteve të përkeqësuara ekonomike dhe me kërkesën për liri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në mediat e rajonit, në qytezën San Antonio de los Banos në largësi prej 33 kilometrash nga kryeqyteti Havana dhe rajonet tjera të vendit, qindra persona organizuan protestë anti-qeveritare.

Protestuesit reaguan ndaj presidentit Miguel Diaz-Canel duke brohoritur me slogane “Poshtë diktatura”, “Duam liri”.

Sipas postimeve në rrjetet sociale, protestuesit kanë reaguar duke brohoritur “Liri, nuk kemi frikë” ndërsa në disa rajone ka ndodhur edhe plaçkitje.

Presidenti Diaz-Canel thirrje popullit të mbrojë revolucionet

Diaz-Canel, duke iu drejtuar popullit nëpërmjet televizionit dhe radios kombëtare, i bëri thirrje popullit të mbrojë revolucionet e Kubës. “Nuk do të dorëzojmë sovranitetin e atdheut, të gjithë revolucionarët i ftojmë të dalin në rrugë për të mbrojtur revolucionin në çdo vend”, tha ai.

Diaz-Canel akuzoi administratën e SHBA-së për shkaktimin e paqëndrueshmërisë politike në Kubë gjatë pandemisë dhe përçarjen e ekonomisë duke zbatuar një bllokadë.

Ai në periudhën e fundit pranoi se vendi po përballet me problem të ilaçeve dhe energjisë elektrike për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) në rritje.

Populli në Kubë, ekonomia e së cilës u përkeqësua pas pandemisë, ka një mungesë ilaçesh dhe vështirësi serioze në arritjen e nevojave themelore.

Dëshmitarët okularë potencojnë se në vend mbahen protestat më të mëdha që nga gushti i vitit 1994.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button