fbpx

19 vjeçarja nga Kumanova, Besjana Ismani rrëfen për pasionin e saj për artin

Që e vogël ka filluar të kombinojë ngjyrat dhe të shfaq talentin e saj përmes pikturave të ndryshme. Bëhet fjalë për Besjana Ismanin, 19 vjeçaren nga Kumanova e cila rrëfen për Portalb për pasionin e saj për artin si dhe dëshirën e saj të madhe për dizajnin e modës. Ndërkaq, ajo i drejtohet rinisë me mesazhin, që t’ju bëhet ëndrra juaj realitet duhet të luftoni vazhdimisht.

Për këto dhe të tjera ju ftojmë të ndiqni intervistën e saj në vazhdim.

Besjana Ismani

Për të gjithë ata që nuk të njohin, kush është Besjana?

Përshëndetje, quhem Besjana Ismani, jam 19 vjeçe. Jetoj në qytetin e Kumanovës, sapo kam mbaruar shkollën e mesme të mjekësisë së përgjithshme në Kumanovë dhe pasioni im është arti.

Si ka filluar pasioni yt për artin?

Pasioni im për artin ka filluar që në kohën kur isha shumë e vogël në moshën 4-5 vjeçe dhe i huazoja mjetet e artit, motrës time dhe filloja të pikturoja. Pikturat i bëja jo edhe aq keq sa mund ti bëjë një fëmijë në moshën 4-5 vjeçe dhe po ashtu ngjyrat dija t’i kombinoja shumë mirë. Nga ajo kohë, unë ditë dhe më shumë e adhuroj artin dhe në veçanti dizajnin e modës.

 

Besjana Ismani

A mendon që talentin tënd që ke për artin, t’a zhvillosh më shumë në të ardhmen?

Dëshira ime që në të ardhmen të merrem profesionalisht vetëm me dizajnin e modës, kurse sa i përket pikturave dhe portreteve do mbesin vetëm si pasion, që do të merrem në kohë të lirë.

Përveç artit me çfarë merret tjetër Besjana?

Unë përpos që merrem me art, merrem edhe me grim, me stilimin e flokëve si dhe dekore për festa të ndryshme.

 

This slideshow requires JavaScript.


Mesazhi i Besjanës për krejt rininë ishte:

Besjana Ismani

Një mesazh për rininë?

Mesazhi im për rininë është që ata të merren me gjëra me të cilat ndjehen të lumtur, për shkak se më me rëndësi është lumturia juaj e pastaj lumturia e të tjerëve. Që t’ju bëhet ëndrra juaj realitet duhet të luftoni vazhdimisht dhe jo rastësisht thoshte edhe filozofi i njohur gjerman Albert Einstein se jeta është ngasja e biçikletës, për të ruajtur ekuilibrin duhet të qëndrojmë në lëvizje.

Besjana gjatë kohës së lirë merret dhe me gjëra të tjera, e një ndër to është grimi dhe stilimi i flokëve. Kështu, ajo në rrjetet sociale, më shumë në TikTok realizon video duke aplikuar grim në fytyrën e saj. Në intervistën më poshtë do gjeni të bashkangjitur një video të tillë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button