Nuk ka fitues të qartë edhe në zgjedhjet e përsëritura në Bullgari

Në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme që u mbajtën dje në Bullgari janë numëruar 95.22 për qind të votave dhe është vërejtur se kryesojnë me një diferencë të vogël partia e ish-kryeministrit Boyko Borisov “Qytetarët për Zhvillimin Evropian të Bullgarisë” (GERB) dhe partia “Ka Një Popull të Tillë” (ITN) e kryesuar nga shoumeni Slavi Trifonov, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (ZIK) njoftoi se si rezultat i numërimit të 95.22 për qind të votave, Partia GERB ka marrë 23.91 për qind ndërsa ITN 23.66 për qind të votave.

Në deklaratë thuhet se votat që do të vijnë nga jashtë vendit mund të ndryshojnë rezultatin e votave.

Partia Socialiste e Bullgarisë (BSP) në cilësinë e vazhdimit të ish-partisë komuniste pro-ruse ka marrë 13.63 për qind dhe Partia Demokratike e Bullgarisë (DB) që përfaqëson forcën e djathtë ka marrë 12.54 për qind.

Partia Lëvizja e të Drejtave dhe Lirive (HOH) anëtarët e të cilës e përbëjnë kryesisht turqit, është bërë fuqia e 5-të e parlamentit duke marrë 10.17 për qind të votave dhe Partia Ngrihu! Mafia Jashtë! (ISMV) e cila përfaqëson forcat protestuese të majta kundër GERB-it ka marrë 4.31 për qind duke kaluar pragun zgjedhor.

Patriotët Bullgarë (BP) e cila përbëhet nga partitë raciste dhe ekstremiste, e cila është partia e vetme e mundshme partnere e GERB-it, nuk ka mundur të kalojë pragun zgjedhor.

Vëzhguesit politikë theksojnë se një koalicion mes ITN, DB dhe ISMV i cili mund të arrijë 110-112 deputetë në parlamentin me 240 anëtarë, duhet të marrë patjetër mbështetje nga BSP ose HOH në mënyrë që të marrë votëbesimin. Në votimin për votëbesimin e një qeverie të re që mund të formohet është e nevojshme që të merren të paktën 121 vota.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (ZIK) ka njoftuar se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve do të shpallen më 15 korrik ndërsa lista e deputetëve që do të jenë në parlament më 18 korrik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button