fbpx

EURO 2020, penaltitë e përcaktuan fituesin e finales Itali – Angli

Finalja e Kampionatit Evropian EURO 2020 ishte ndeshja ku u përballën Italia dhe Anglia, duke përmbyll minutat e rregullta dhe vazhdimet me rezultat 1-1, ndërsa rezultati i penalltive mbaroi (3-2), transmeton Portalb.mk. Italia u shpall kampion i EURO 2020, kampionat i cili për shkak pandemisë Covid-19 nuk arrit të zhvillohet në vitin e paraparë 2020.

Anglia në minutën e dytë të ndeshjes arriti të shfrytëzojë mbrojtjen e përgjumur të Italisë, për të shënuar përmes Luke Shaw.

Italia si në pjesën e parë, edhe në të dytën vazhdimisht kërkoi golin, por pa sukses. Por në minutë e 66-të, mbrojtësi italian Bonuchi e mposhti portierin anglez pas një tollovie në zonën e rreptësisë.

Me rezultat 1-1 u përmbyllën 90-të minutat e rregullta, për të mundësuar ndeshja të luhet në dy vazhdime, vazhdime ku nuk pati ndryshim të rezultatit. Rezultati 1-1 lejoi që fituesi të caktohet përmes penaltive. Beloti dhe Jorginho nga Italia e gaboi penaltinë, Rashford, Sancho dhe Saka nga Anglia.

Kampionati Evropian asnjëherë nuk është fituar nga Anglia, derisa Italia e ka fituar në vitin 1968-të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button