Kosovë, dymbëdhjetë raste të reja me koronavirus

Dymbëdhjetë raste të reja me koronavirus u konfirmuan të dielën në Kosovë, shkruan REL.

Ministria e Shëndetësisë, duke u thirrur në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), tha se rastet e reja pozitive rezultuan pas kryerjes së 1,898 testeve.

Në njoftim po ashtu bëhet e ditur se në 24-orëshin paraprak, 13 pacientë u shëruan nga koronavirusi.

Aktualisht, raste aktive janë 133.

IKSHPK-ja ka konfirmuar gjithsej 107,854 raste me koronavirus në Kosovë.

Prej tyre, 2,264 pacientë kanë vdekur dhe 105,457 janë shëruar.

Minsitria e Shëndetësisë tha se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 919 persona.

Deri më tani, 253,858 qytetarë kanë marrë së paku një dozë të vaksinës kundër koronavirusit.

Vaksinimi masiv në Kosovë ka nisur më 15 qershor.

Vaksinat që po përdoren për imunizim janë: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.

Të dyja ato duhet të jepen në dy doza për të arritur efektin maksimal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button