Në rrjedhë e sipër përgatitja për roaming falas me BE-në, njoftoi Bregu

Sekretarja e përgjithshme e Këshillit për bashkëpunim rajonal (KBR) si shembull të bashkëpunimit rajonal, e vuri në dukje heqjen e roamingut në Ballkanin Perëndimor dhe theksoi se po bëhen përgatitjet për të mundësuar roaming falas edhe me BE-në, shkruan 360 Gradë, njofton Portalb.mk.

Bashkëpunimi rajonal në Evropën Juglindore (EJL) është një element integral dhe thelbësor i përparimit të saj socio-ekonomik, tha Sekretarja e përgjithshme e Këshillit për bashkëpunim rajonal (KBR), Majlinda Bregu, në fjalimin e saj në konferencën ndërkombëtare “Forumi i Dubrovnikut 2021”.

“Si rezultat i bashkëpunimit të bazuar në vullnetin e mirë, janë hequr çmimet e roamingut në të gjithë Ballkanin Perëndimor, gjë që e ka bërë menjëherë jetën më të lehtë për ata që udhëtojnë dhe bëjnë biznes në rajon”, kujtoi Bregu.

Përveç heqjes së roamingut si një shembull i mirë për Ballkanin Perëndimor, ajo vuri në dukje se po bëhen përgatitjet për të siguruar roaming falas me BE dhe kujtoi se në bazë të bashkëpunimit rajonal gjatë pandemisë, kufijtë për mallrat themelore dhe ilaçet u hapën , pra të ashtuquajturat korridoret e gjelbra.

Ai kujtoi gjithashtu Strategjinë e parë për zhvillimin e Evropës Juglindore 2030, e cila u miratua muajin e kaluar nga vendet anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të EJL, që e përfshin Ballkanin Perëndimor, Turqinë, Moldavinë dhe anëtarët e BE.

“Mbulimi i tillë gjeografik është vetvetiu mesazh i fortë politik”, tha Bregu.

Sipas të dhënave që u prezantuan, për shkak të pandemisë me kovid-19, Evropa Juglindore pësoi një rënie të PVB-së me 5.7 përqind. Papunësia mesatare në këtë rajon është 11 përqind ndërsa në nivel të BE-së është 7 përqind, kurse papunësia e të rinjve është mesatarisht 22,3 përqind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button