Çfarë përmban Klasteri 5 i BE-së: Resurset, bujqësia dhe kohezioni – sipas logjikës së parave

Analizë speciale për Portalb.mk nga Malinka Ristevska Jordanova, Instituti për Politika Evropiane.

Malinka Ristevska Jordanova

Nuk dyshim për mënyrën se si kapitujt e përfshirë në Metodologjinë e re të Bashkimit Evropian në këtë klaster janë gjetur bashkë. Emëruesi i tyre i përbashkët janë paratë – ato që shteti aderues do të duhej t’i përdorë nga BE, por edhe ato që duhet të kontribuojnë në BE. Kapitujt 11, 12 dhe 13 kanë të bëjnë me bujqësinë, peshkatarinë dhe sigurinë e ushqimit, ndërsa kapitulli 22 merret me përdorimin e fondeve të BE-së me të cilat synohet zhvillim më i ekuilibruar – kohezion. Kapitulli 33 merret me kapacitetin për përllogaritje dhe grumbullim të resurseve vetanake të BE-së që shteti, anëtar i ardhshëm, duhet të kontribuojë në BE.

Kapitujt e klasterit 5: Resurset, bujqësia dhe kohezioni

11. Bujqësia dhe zhvillimi rural

12. Siguria e ushqimit, politika veterinare dhe fito-sanitare

13. Peshkataria

22. Politika rajonale dhe koordinimi i instrumenteve strukturore

33. Dispozitat financiare dhe buxhetore

Reformat e njëpasnjëshme të Politikës së përbashkët bujqësore të BE-së, si dhe zhvillimi i politikave dhe formave të tjera të mbështetjes kanë çuar në ulje të konsiderueshme të përqindjes së buxhetit bujqësor. Nga 70% në vitet shtatëdhjetë të shekullit të kaluar, buxheti i BE-së për Politikës së përbashkët bujqësore arriti një mesatare prej 37.8% në periudhën buxhetore 2013-2020, që për periudhën aktuale shtatë-vjeçare të sigurojë 31.2%. Pavarësisht nga ulja e përqindjes dhe rritja e numrit të vendeve anëtare, këto janë akoma fonde të mëdha. Ndryshimet graduale në politikën e përbashkët bujqësore, përveç subvencionimit, kishin për qëllim inkurajimin e zhvillimit rural dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Nga ana tjetër, mjetet për fondet strukturore, të cilat në periudhën e kaluar buxhetore arritën në 34% të buxhetit të BE-së, në periudhën aktuale janë zvogëluar dhe pothuajse të njëjta me ato për politikën e përbashkët bujqësore – në 30,7% të Buxhetit shtatëvjeçar të BE-së. Megjithatë, instrumenti i ri “Gjenerata e re BE” i destinuar për rimëkëmbjen pas pandemisë gjithashtu mbështet zhvillimin, që indirekt nënkupton zhvillim të ekuilibruar, pra kohezion.

Do të ishte gabim të mendohet se ky grup ka të bëjë vetëm me përdorimin e fondeve të BE-së. Bëhet fjalë, mbi të gjitha, për rregullim kompleks të politikave në bujqësi, peshkim dhe siguri të ushqimit, si dhe përgatitja e kapacitetit administrativ për të marrë pjesë në këto politika, e rrjedhimisht – edhe për përdorim të fondeve të BE-së që janë në dispozicion.

Lidhur me gatishmërinë e vendit tonë në kapitujt që kanë të bëjnë me bujqësinë, ajo që është më pozitivja është harmonizimi i lartë i legjislacionit kombëtar në fushën e sigurisë së ushqimit, që është një nga më voluminozët dhe më kompleksët gjatë aderimit. Komisioni Evropian vlerëson gatishmërinë në këtë kapitull si “të mirë” (4 nga 5 të mundshëm), që  është nivel i lartë krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Vlerësimi i harmonizimit në bujqësi dhe peshkatari është “i përgatitur mesatarisht” (3 nga 5 të mundshëm). Pozitive është që progresi është vlerësuar si “i mirë” (3 nga 4 të mundshëm) në të dy Kapitujt 11 dhe 12. Në Kapitullin 11. Bujqësia dhe zhvillimi rural, është me rëndësi që janë vendosur sistemet kryesore të të dhënave të fermave, si dhe janë krijuar sistemi i menaxhimit dhe kontrollit të integruar. Kapitulli Peshkataria, për shtetin tonë kontinental, nuk është e komplikuar

Kapitulli 12 “Siguria e ushqimit” duhet të theksohet si shembull i rrallë pozitiv në procesin e anëtarësimit të vendit në BE. Progresi i vazhdueshëm dhe niveli i lartë i pajtueshmërisë me legjislacionin, por edhe gatishmëria institucionale, duhet të ruhen, por edhe gjithashtu të përdoren për përfitime jo vetëm të qytetarëve, por edhe të subjekteve afariste. Sigurisht, duhet menduar edhe për atë që këtij klasteri t’i jepet prioritet si tërësi.

Hallka më e dobët në këtë grup duket të jetë Kapitulli 22. Politika rajonale dhe koordinimi i instrumenteve strukturore. Ky kapitull nuk ka të bëjë me marrjen e  legjislacionit të BE-së, por me përgatitjen për përdorimin e fondeve strukturore. Duket se lodhja nga procesi shumëvjeçar, por edhe dobësitë e brendshme në menaxhimin e resurseve njerëzore i kanë goditur shumë strukturat e menaxhimit të pasurive të BE-së, kështu që largimi i stafit të trajnuar është bërë problem serioz. Megjithatë, nuk duhet harruar se kur bëhet fjalë për gatishmërinë për shfrytëzimin e Fondeve strukturore, që reflektohet përmes Instrumentit, shpesh të kritikuar, për Para-anëtarësim (IPA), është tregues i programimit dhe menaxhimit të resurseve si tërësi.

Megjithëse harmonizimi në Kapitullin 33. Dispozitat financiare dhe buxhetore janë të zakonshme në fazat e mëvonshme të anëtarësimit, duket se edhe tani ka vend për përmirësim, veçanërisht në zbatimin e harmonizimit të llogarive kombëtare dhe Prodhimit të vendor bruto me Sistemin Evropian të kontabilitetit (ESA 2010) .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button