Filipçe: Fëmijët në Gjevgjeli kanë infeksion të thjeshtë virusal që nuk ka lidhje me kovidin

Nuk ka hapësirë për panikë, këto raste nuk kanë asnjë lidhje direkte me kovidin, bëhet fjalë për infeksion të thjeshtë virusal me të ashtu quajturin virus sinsicial. Në këtë mënyrë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot i prezantoi rezultatet e analizave të bëra të gjakut të dhjetëra fëmijëve të cilët në spitalin në Gjevgjeli janë paraqitur me probleme respiratore, transmeton Portalb.mk.

“Ajo që duam ta konfirmojmë përkatësisht ta përjashtojmë është nëse ka ndonjë lidhje me kovidin. Dhe për këtë te të gjithë fëmijët janë bërë analiza serologjike që të shihet nëse eventualisht kanë antitrupa, përkatësisht nëse vitin e fundit e kanë kaluar kovidin pa simptoma. Dhe ai nuk është rast”, deklaroi Filipçe, duke shtuar se kjo do të thotë se asnjë fëmijë prej këtyre nuk ka antitrupa për kovid të kaluar.

Ai tha se rritje të numrit të fëmijëve të sëmurë nuk ka vetëm në Gjevgjeli, por edhe në spitalin e fëmijëve për sëmundje respiratore në Kozle.

“Me siguri tani sistemi imunitar në njëfarë mënyre funksionon pasi që kohë më të gjatë kanë qenë të izoluar. Dhe tani me lëvizjen e fëmijëve vijnë në kontakt me shkaktarë dhe në atë mënyrë reagon sistemi imunitar”, tha Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button