RMV, po punohet në ndryshimet ligjore, por nuk ka datë prej kur do të ndalohet importi i automjeteve nën standardet EURO 5

Ministria e ekonomisë aktualisht është duke përgatitur analizën që do të duhet të sigurojë të dhënat për ndryshimin e Rregulloreve për rritjen e standardeve për import të automjeteve nga jashtë, gjegjësisht për të ndërprerë importin e automjeteve të përdorura në vend me standardin EURO 4, informojnë për “Meta.mk” nga kjo ministri, transmeton Portalb.mk.

Përkundër kësaj, Ministria e ekonomisë nuk ka një datë të caktuar se kur do të fillonte ndalimi i importit të automjeteve të vjetra me standarde nën EURO 5 në vend. Ndryshe, Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi në janar të këtij viti premtoi se këtë vit do të ndalohet importi i automjeteve të përdorura nga jashtë me standardin e emetimeve nën EURO 5.

“Sapo të përgatitet analiza, në bazë të të dhënave do të fillojë ndryshimi i Rregulloreve” u përgjigjën shkurt nga Ministria e ekonomisë.

Edhe Qeveria e RMV-së konfirmojnë shkurt për “Meta.mk” se janë duke punuar në ndryshime ligjore, të cilat do të rrisin standardin për importin e automjeteve të përdorura në vend. Ekzekutivi i konfirmon të dhënat statistikore, të cilat tregojnë se vjetërsia mesatare e flotës së automjeteve jo vetëm që nuk po ulet në vend, por vazhdon të rritet.

“Përkundër importit të lejuar të automjeteve të përdorura që kishin për qëllim rinovimin e flotës, kjo nuk ndodhi, madje ka rritje të moshës mesatare nga rreth 15 vjet në vitin 2005 në mbi 19 vjet në vitin 2019. Ajo që është gjithashtu shqetësuese është se pothuajse të gjitha automjetet që importohen janë automjete me naftë, e cila kanë kontribuar në rritjen e konsumit të dizelit”, thonë nga Qeveria e RMV-së.

Për të frenuar pjesëmarrjen e transportit në ndotjen e ajrit, por edhe në pjesën e emetimeve të gazeve serë në atmosferë, ekzekutivi tashmë ia ka prezantuar publikut idenë e vendosjes së një takse mjedisore deri në 3.5 denarë për një litër karburant. Ndërkohë që kjo taksë nuk do të vlejë për gazin, të cilin shteti e subvencionon çdo vit me fondet që ua akordon qytetarëve për instalimin e pajisjeve të gazit dhe pajisjeve të metanit. Qëllimi i autoriteteve është i qartë, të zbatojnë në vend parimin “ndotësi paguan”, gjegjësisht ato automjete dhe qytetarë që kontribuojnë më shumë në ndotjen e ajrit.

Të dhënat e Administratës Doganore të RMV-së për vitin e fundit tregojnë se në vend janë importuar 29.052 makina , prej të cilave rreth 82.2 përqind janë të përdorura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button