Takimi Osmani – Dendias: Me zbatimin e Marrëveshjen e Prespës hapen mundësi të rëndësishme për avancimin e bashkëpunimit

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, sot, në margjinat e Forumit të Dubrovnikut realizoi takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias. Dy homologët, siç thuhet në kumtesën e MPJ-së, u shprehën të kënaqur nga dialogu politik intensiv dhe dinamika pozitive në marrëdhëniet bilaterale, gjë për të cilën flasin vizitat e shumta zyrtare dhe ato të punës, transmeton Portalb.mk.

“Kemi Marrëveshje për partneritet strategjik të cilën duhet ta implementojmë në frymë pozitive dhe me vullnet të mirë, me qëllim që të sigurojmë bazë të pastër për komunikim të papenguar të qytetarëve dhe të biznesit. Nuk kemi dilemë se me vazhdimin e dialogut dhe përkushtimin e përbashkët në përmbushjen e detyrimeve të ndërmarra me Marrëveshjen e Prespës si dhe me Planin aksionar për implementimin e saj, hapen mundësi shtesë të rëndësishme për avancimin e bashkëpunimit, që në vazhdimësi po e rrit besimin ndërmjet dy fqinjëve dhe paraqet shembull për marrëdhëniet e mira fqinjësorë, miqësinë dhe partneritetin”, deklaroi në takim ministri Osmani.

Bashkëbiseduesit në mënyrë të veçantë e përshëndetën zhvillimin e deritashëm dhe përparimin e arritur në sferën e ekonomisë, para së gjithash, duke pasur parasysh projektet për lidhjen dhe gazifikimin e vendit. Në këtë kontekst, ata e përshëndetën nënshkrimin e Marrëveshjes për ndërtimin e përbashkët të Interkonektorit me Greqinë, të cilën, ministrat e resorëve përkatës e nënshkruan më 9 korrik në Athinë, projekt ky, me rëndësi jo vetëm për të dy vendet, fqinjët, aleatët dhe partnerët, por edhe për të gjithë rajonin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button