RMV, Dr. Stevanoviq: Me përfundimin e pushimeve vjetore mundësia për përhapjen e infeksionit është e madhe

Ekziston mundësia për përhapjen e llojit të ri të koronavirusit dhe është larg asaj që bota me siguri të llogarisë se kur do të ishte dhe nëse së shpejti do të përfundojë pandemia. Derisa kemi lloje të reja të cilët e rrisin numrin e të sapoinfektuarve përgjatë gjithë botës, pandemia është ende larg përfundimit. Me përfundimin e pushimeve vjetore mundësia për përhapjen e infeksionit është e madhe, njofton Portalb.

Këtë sonte e theksoi drejtoresha e Klinikës për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, Milena Stavanoviq në intervistë për TV 24 ku ishte mysafire. Ajo ju bëri thirrje të gjithë qytetarëve të cilët tani shkojnë në pushime vjetore, nëse nuk janë të vaksinuar, seriozisht të kenë kujdes në kuptim të distancës dhe përdorimit të asaj që nënkupton mbrojtje personale.

“Është shumë me rëndësi se nevojë për kontrolle të pacientëve të dyshimtë me Kovid kemi gjithnjë e më pak ose në praktikë edhe gati nuk kemi dhe kjo tregon se stabiliteti i situatës epidemiologjike në praktikë është pikërisht kjo, se nuk ka oscilim të virusit në sasi të madhe në territorin tonë, por me përfundimin e pushimeve vjetore edhe mundësia për komunikim dhe infektim do të rritet, gjithsesi gjatë korrikut dhe gushtit. Të gjithë ata persona do të vijnë në shtëpi. Mundësia që ta përhapin infeksionin është gjithsesi e madhe. Prej këtu edhe sqarimi im se ende duhet të jemi të kujdesshëm në kuptim të mbrojtjes”, tha Stevanoviq.

Theksoi se në këtë moment nuk pret masa të reja restriktive. Sipas saj, masat do të varen nga situata te ne, megjithatë edhe nga situata të cilën e dikton bota pikërisht për shkak të periudhës së verës, pikërisht për shkak të lëvizjes së shpejtë dhe të thjeshtë të njerëzve përgjatë shteteve.

Stevanoviq theksoi se mbyllja për ne është problem, zgjat një kohë shumë të gjatë, duhet pak ta shfrytëzojmë verën, mundësinë që të jemi në vende të hapura dhe të pushojmë pak nga e gjithë kjo, por assesi nuk guxojmë t’i anashkalojmë masat themelore të parandalimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button