Në këta sektorë pati rritje më të madhe të çmimit në Maqedoninë e Veriut

Industria e përgjithshme ka shënuar rritje të çmimit të produkteve gjatë muajit maj afër dhjetë përqind në krahasim me vitin e kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë muajit maj 2021, Indeksi i çmimeve të shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale – totali, është më i lartë për 1.6 % në nivel mujor dhe për 9.6 % në nivel vjetor”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, duke theksuar që vetëm në tregun e jashtëm kemi rritje për 11.6 % në nivel vjetor.

Raportohet që në nivel vjetor rritje më e madhe është regjistruar në sektorin Miniera dhe gurorë për 28.4 %, në sektorin Industria përpunuese për 8.1 %  dhe në sektorin  Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 12.5 % në tregun e përgjithshëm.

Në muajin maj pati ulje për 0.4% në krahasim me muajin prill vetëm në sektorin për furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button