Gjashtë persona me nevoja të veçanta dhe probleme me dëgjimin, do të mund të ndjekin shfaqje nga reshti i parë në Teatrin e Shtipit

Teatri i Shtipit ka ndryshuar radhitjen e karrigeve, duke mundësuar që në reshtin e parë të ndjekin shfaqjet gjashtë persona me nevoja të veçanta, transmeton Portalb.mk.

“Teatri Popullor në Shtip e ka përshtatur sallën e saj për persona me nevoja të veçanta të cilët lëvizin me mjete ndihmëse. Për këtë qëllim, tashmë janë siguruar vende për gjashtë karroca”, raportojnë nga Ministria e Kulturës.

Ministria sqaroi që gjashtë personat me nevoja të veçanta do të mund të qëndrojnë në reshtin e parë para skenës, ndërkohë për personat me dëgjimin e dëmtuar është instaluar sistem i ri i zërimit, duke mundësuar përshkrimin e tingujve drejtpërdrejt në titra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button