OBSH reagoi pas kërkesës së kompanisë Pfizer

Pas kërkesës së Pfizer se nevojitet një dozë e tretë e vaksinës sidomos pas përhapjes së variantit Delta, ka reaguar Organizata Botërore e Shëndetësisë. Sipas deklaratës të OBSH-së nuk ka të dhëna të mjaftueshme që tregojnë se nevojitet një dozë e tretë, raporton ABC.

“Ne nuk kemi të dhëna të mjaftueshme nëse një dozë e tretë e Pfizer do të na mbrojë më shumë nga Covid-19”, tha OBSH.

Në deklaratë gjithashtu theksohet se të dhënat mbi kohëzgjatjen e mbrojtjes pas marrjes së dy dozave, por edhe nëse një dozë përforcuese do të ishte e dobishme dhe për cilat grupmosha nuk janë  të mjaftueshme.

Njoftimi i OBSH-së vjen disa orë pasi Pfizer tha se do të kërkonte nga rregullatorët e SHBA-së miratimin e një dozë të tretë të vaksinës brenda muajit të ardhshëm, për shkak të rrezikut të ri-infektimit gjashtë muaj pas vaksinimit duke marrë parasysh përhapjen e Delta.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thanë në një deklaratë të përbashkët, se amerikanët e vaksinuar plotësisht  nuk kanë nevojë për një dozë përforcuese të një vaksine kundër COVID-19 tani.

Disa shkencëtarë kanë vënë në dyshim gjithashtu nevojën për rritjen e dozave. Gjithashtu Pfizer dhe BioNTech po planifikojnë të zhvillojnë një vaksine të re që synon në mënyrë specifike variantin Delta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button