Zaev nga Athina: Për ne nuk ka alternativë përpos BE-së

Për ne nuk ekziston alternativë tjetër përpos ardhmërisë evropiane, dëshirojmë t’i evropianizojmë vendet tona, Shkupi Prishtina, Beogradi, Tirana, Podgorica dhe Sarajeva, të gjithë ne dëshirojmë që në brendi t’i ndjejmë përfitime, tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev gjatë pjesëmarrjes së tij në konferencën e “Economist” dhe shtoi se, ne jemi si ishull i rrethuar nga vendet e BE-së dhe nevojitet unifikim i Unionit, transmeton Portalb.mk.

Kryeministri Zaev në paraqitjen e tij, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe ekonomik, posaçërisht gjatë kohës së pandemisë dhe përparësitë dhe përfitimet kur vendet punojnë së bashku, i theksoi mundësitë që vendi i ofron për investime, ndërsa foli edhe për marrëveshjen që do të nënshkruhet sot mes dy vendeve për ndërlidhjen e gazit natyror.

Në lidhje me perspektivën evropiane, ai sqaroi se Maqedonia e Veriut është vend kandidat për anëtarësi, 16 vite e gjysmë.

“Nga Bashkimi Evropian, 12 herë kemi pasur konfirmim se 100 përqind i përmbushim kriteret që janë të domosdoshme për integrim në BE”, theksoi Zaev dhe shtoi se për reforma të caktuara, siç janë në gjyqësor, jemi më të mirë nga disa vende të Unionit.

“Tani po përpiqemi të hapim korridore të reja të gjelbra me vendet tona fqinje dhe jam shumë i lumtur sepse Greqia është vendi i parë që i hapi këto linja të gjelbra për ne, si vend anëtar i Bashkimit Evropian, sepse ne jemi të rrethuar nga vende anëtare të BE-së. Ne jemi si ishull në mes. Dhe jam shumë falënderues që kryeministri Micotakis e bëri hapin e parë ta hap korridorin e par grek dhe të inkurajojë vendet e tjera anëtare ta ndjekin hapin e tij”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button