fbpx

Në shishen në video nuk ka vaksinë kundër kovidit!

Një videoklip në të cilin supozohet se ka një shishe të vaksinës kundër kovidit, por që në fakt nuk ka,  u përdor për të përhapur gënjeshtrën se vaksinat kundër kovidit përmbajnë metal, shkruan Vërtetëmatësi.

Po recenzojmë një postim në Facebook në të cilin në mënyrë të rrejshme pretendohet se në vaksina ka metal.

Metal në vaksina – shkruan autori i postimit dhe atij i ka bashkëngjitur edhe një video klip në të cilin shihet si një shishe (për të cilën pretendohet se është shishe e vaksinës) ngjitet për magneti.

Sidoqoftë, kjo shishe nuk është e ndonjë vaksine. Siç shkruhej në një recenzion të mëparshëm të ֦Vërtetmatësit”, gjithashtu nuk është e vërtetë që vaksinat kundër kovidit përmbajnë magnet, ose kanë ndonjë veti magnetizuese, edhe pse në rrjetet sociale shpërndahen dezinformata në këtë temë.

Filloi me çipat e supozuar të „Api Jekt“

Do të fillojmë nga fundi, dmth nga sfondi i të gjithë historisë së rreme në lidhje me pretendimet për magnete në vaksina. E gjithë drama me mikroçipat e pretenduar, përmes së cilave gjoja do të monitorohet popullata, nuk ka asnjë lidhje me realitetin.

Kompania „Api Jekt“ nga SHBA, po shqyrton një ֦mikroçip opsional“, por ai do të ishte në etiketën e shiringës dhe nuk do të injektohet gjatë imunizimit. Është e rëndësishme të theksohet se ky mikroçip aktualisht është planifikuar vetëm për në Shtetet e Bashkuara, e jo për Maqedoninë e Veriut, ndërsa siç konfirmoi zëdhënësi i kompanisë Steve Hofman për  Reuters, kjo gjë do u mundësojë punonjësve shëndetësorë të verifikojnë që vaksina dhe shiringa nuk janë me afat të skaduar, nuk janë falsifikate dhe të konfirmojë përdorimin e vaksinës në shiringë.

Punonjësi shëndetësor do të përdorte një aplikacion në telefonin e tij celular për ta parë këtë informacion ose për ta futur atë në sistem. E gjithë kjo do të bëhej pa përdorur ndonjë të dhënë personale të pacientit. Informacionet në këtë aplikacion do i referohen vetëm dozave dhe shiringave, gjegjësisht vaksinave, dhe jo njerëzve.

Në video është prezantuar një produkt i kompanisë që nuk ka lidhje me vaksinat

Por, çfarë ka në video materialin e postimit në Facebook të cilin po e recenzojmë? Një gjë është e sigurt, që materiali në shishe nuk është vaksinë! Nëse e shohim nga më afër, etiketa e shishes na zbulon se bëhet fjalë për produkt të kompanisë Particle Works.

Kjo kompani nuk ka asnjë lidhje me vaksinat kundër kovidit dhe nuk i prodhon ato. Nëse shikoni përshkrimin e aktivitetit të tyre në faqen e internetit, do të shihni se ato prodhojnë grimca metali dhe  rruaza hidroxheli.

Kanë edhe një departament në faqen e internetit ku thuhet se Particle Works prodhojnë grimca magnetike të cilat komunikojnë me fushën e jashtme magnetike për të krijuar aktivizim, rritje të temperaturës dhe ndryshim të polit magnetik. Këto veti përdoren në industri, diagnostikë dhe farmaci. Por nuk kanë të bëjnë me vaksinën kundër kovidit të asnjërit prodhues!

Listën e plotë të prodhuesve të vaksinave kundër kovidit mund ta gjeni  këtuNëse e shikoni përbërjen e vaksinës së Pfizer , vihet re se ajo përmban mARN lipide, klorur kaliumi, klorur natriumi dhe saharozë. Pra, ajo kryesisht përmban lipide, proteina, kripëra dhe sheqerna. Lipide, proteina, kripëra dhe sheqerna mund të gjenden në pjesën më të madhe të ushqimeve dhe nuk janë metale feromagnetike.

Prandaj, atë që thuhet në postin që po recenzojmë ne e vlerësojmë si dezinformatë. Një substancë që nuk është vaksinë paraqitet në mënyrë të gabuar si vaksinë, në mënyrë që t’i bëjë qytetarët të mendojnë se ekziston një magnet ose çip në vaksinën kundër kovidit, një narrativ ky i rremë që po përhapet që nga fillimi i vaksinimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button