Vaksinat kundër kovidit nuk kanë efekt magnetizues

Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, në diskursin publik vazhdimisht janë shfaqur dezinformata dhe tendenca të dezinformimit, e që janë në kundërshtim me shkencat mjekësore dhe skencat e tjera. Ato transmetohen pothuajse menjëherë në vend dhe e fundit është se vaksinat shkaktojnë veti magnetizuese, që është një gënjeshtër e plotë, shkruan Vërtetëmatës.

Në postimin të cilin po e recenzojmë është paraqitur një manipulim shumë i shpeshtë, dyshimi që vaksinat përmbajnë një çip, dhe si ,,dëshmi” për këtë është bashkangjitur një foto që tregon shpatullën e një burri në të cilën janë ngjitur dy monedha, një palë gërshërë, një lugë dhe pretendohet se ato janë ngjitur si pasojë e efektit magnetik të vaksinës, e cila injektohet në muskulin e shpatullës.

Nëse dëshironi të magnetizoheni, mos hezitoni, po vaksinohuni dhe pastaj rivaksinohuni. Pastaj fitimet le t’i ndajnë mes veti globalistëtshkruan në postim. 

Në rrjetin social Tik Tok, ֦eksperimentet” e tilla janë bërë si sfida ku përdoruesit vendosin foto të një celulari të ngjitur në shpatulla pas vaksinimit.

Por, përkundër këtyre pretendimeve, në vaksina nuk ka përbërës magnetizues. As ato të Pfizer, as Moderna, as Astra Zeneka, as Sputnik, as Sinovak dhe Sinofarm, nuk kanë përbërës magnetizues.

Profesori i virologjisë në Universitetin e Sorbonës në Paris, Vincent Marechal thotë se edhe pse kjo dezinformatë mund të jetë atraktive, ajo nuk bazohet në të vërtetën.

Edhe sikur vaksinat të përmbajnë hekur ose nikel (por që NUK PËRMBAJNË), sasia e tyre në vaksinë do të ishte tepër e vogël për të shkaktuar një efekt magnetizues.

֦Të gjithë ne kemi jone hekuri në trupat tanë, por megjithatë nuk jemi magnete“, thotë Helen Fischer, një studiuese në Institutin Jean Lamour në Francë.

Eric Palm, drejtor i Laboratorit për fushat magnetike të Universitetit në Florida, thotë se gjilpërat e përdorura në vaksinë janë aq të vogla, me një diametër më të vogël se 1 milimetër, sa që kur injektohet doza, sasia e vaksinës është aq e vogël sa është e pamundur të krijohet veprim magnetizues, edhe sikur të injektohej një komponent jashtëzakonisht magnetizues (fiktiv dhe hipotetik).

Për fizicientin Eric Palm, ekzistojnë disa faktorë që mund të japin shpjegim se si në shpatull mund të ngjiten gjësende të metalta: lëkura e yndyrshme, ngjitës në pjesën e pasme të gjësendeve ose lloje të tjera të ngjitësve të cilët mund të jenë aplikuar në gjësendet apo në krah para regjistrimit.

Falje nga përdoruesja e Tik Tok

Edhe vajza e cila e filloi këtë sfidë në Tik Tok, për BBC deklaroi se ,,njerëzit duhet të rreshtin së besuari gjithçka që shohin në Facebook, Yutube apo Tik Tok”duke shtuar se e gjitha ka qenë një shaka për të tërhequr vëmendje dhe e tërhoqi videon e saj. Pjesën ku ajo kërkon falje mund ta ndiqni në fillim të minutës së dytë në këtë video. Por, gjithsesi, ishte tepër vonë sepse sfida për të ngjitur gjësende metali dhe gënjeshtra se ato ngjiten në shpatull për shkak të vaksinës kundër kovidit tashmë kishte marrë hov të madh.

Prodhuesi i Pfizer për Newsweek deklaroi se vaksina nuk ka efekt magnetizues pas injektimit.

Pfizer është i vetëdijshëm dhe i informuar për narrativin dhe dezinformatat antivaksere, sidomos në rrjetet sociale, të cilat në këtë kohë pandemie kanë ndikim tek disa njerëz më shumë se sa tek disa të tjerë, thonë nga kompania.

Doza e vaksinës është më e vogël se një mililitër. Doza standarde e Pfizer përmban 0.3 mililitra. Edhe sikur dikush të donte ta bënte një gjë të tillë, ky nuk është një vëllim i mjafturshëm për të injektuar një mikroçip. Edhe sikur e gjithë doza që injektohet të përmbante ndonjë metal feromagnetik, përsëri nuk do mjaftonte për të krijuar efektin që e shohim në video materialet.

Nëse e shikoni përbërjen e vaksinës së Pfizer , vihet re se ajo përmban mARN lipide, klorur kaliumi, klorur natriumi dhe saharozë. Pra, ajo kryesisht përmban yndyrna, proteina, kripëra dhe sheqerna. Lipide, proteina, kripëra dhe sheqerna mund të gjenden në pjesën më të madhe të ushqimeve dhe nuk janë metale feromagnetike.

Dr. Сеline Gounder, еpidemiologe dhe specialiste për sëmundjet infektive thekson se në listën e përbërësve të vaksinës nuk ka hekur:

Hekuri është një nga metalet më të zakonshëm që përdoret tek magnetet, por do të shihni se nuk ka hekur në listën e përbërësve të vaksinave. Shumë multivitamina përmbajnë hekur dhe nuk kemi parë njerëzit të magnetizohen ose në trup tu ngjiten magnete pas pranimit të një vitaminethotë doktoresha.

Përbërja e vaksinave është në dispozicion të publikut edhe në vendin tonë

Informacion në lidhje me vaksinat kundër kovidit nga prodhues të ndryshëm që administrohen në vendin tonë mund të gjeni në këtë link bashkë me përbërësit dhe udhëzimet për përdorim. 

Për shkak të të gjitha fakteve të lartëpërmendura, postimin, i cili pretendon se me vaksinën do të ֦magnetizoheni” ne e konsiderojmë si të pavërtetë. Nuk mund të dihet as se kush është në foton që shoqëron postimin, as nëse ai person është vaksinuar, por padyshim që vaksina administrohet në një dozë shumë të vogël, që edhe nëse ka metal në të, ai nuk mund të shkaktojë një efekt magnetizues. Dhe natyrisht që në vaksina nuk ka metale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button