Në një atentat është vrarë presidenti i Haitit, Jovenel Moise

Ka humbur jetën në një atentat në shtëpinë e tij presidenti i Haitit, Jovenel Moise, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në mediat lokale, në deklaratën nga rezidenca presidenciale e Haitit, Moise, është sulmuar nga persona ende të paidentifikuar në shtëpinë e tij.

Në deklaratë thuhet se Moise ka humbur jetën ndërsa bashkëshortja e tij Martine Moise është plagosur dhe është dërguar në spital.

Në Haiti, ku paqëndrueshmëria politike mbizotëron për një kohë, Moise u tha gazetarëve në muajin shkurt se kishte “një përpjekje për jetën e tij”.

Ai kishte theksuar se në kuadër të operacionit lidhur me këtë janë arrestuar 20 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button