SHBA dhe BE – interes thelbësor, por qasje e ndryshme për integrimin evropian të Ballkanit

SHBA-të mos-fillimin e negociatave midis Maqedonisë dhe Shqipërisë me BE e shohin si rrezik për depërtimin e Rusisë dhe Kinës në rajon dhe për këtë arsye bëjnë presion të shtuar për zgjerim, thotë ish-diplomati Muhamed Halili. Analisti politik Petar Arsovski thotë se BE ka një interes të madh në rajon, por ai vë në pah qasjen ndryshe të BE-së dhe SHBA-së, shkruan REL, transmeton Portalb.mk.

Shumë vende të Bashkimit Evropian aktualisht nuk janë as për së afërmi të interesuar për zgjerim sa Shtetet e Bashkuara, mendon ish-diplomatit Muhamed Halili. Ai vë në pah  se përjashtim në këtë drejtim janë Gjermania, Portugalia, Kroacia, Sllovakia dhe Republika Çeke, të cilat, siç thotë ai, kanë bërë gjithçka që është e mundur që të mundësohet mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare midis Maqedonisë dhe BE-së.

“SHBA tashmë po e shohin rrezik nga depërtimi i e Rusisë dhe Kinës në rajon në mungesë të reformave konkrete rreth zgjerimit” tha Halili.

Komentet vijnë në kushte të presionit gjithnjë e më të madh nga SHBA lidhur me integrimin evropian të vendeve të Ballkanit pasi BE vendosi të mos fillojë bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë dhe Shqipërinë për shkak të bllokadës së Bullgarisë.

Këto ditë, disa zyrtarë amerikanë vlerësojnë se BE me këtë i ka tradhtuar vlerat e veta. Amerikani Eduard Xhozef – aktualisht profesor në Universitetin Xhon Hopkins dhe ish përfaqësuesi i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, në “Forumin e Prespës për Dialog” në Ohër deklaroi se BE e tradhtoi veten duke mos arritur dy herë të fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut përkundër përmbushjes së kjo plotësoi të gjitha që u kërkua prej saj.

Ndaj kësaj deklarate reagoi ashpër përfaqësuesi i Mbretërisë së Holandës në vend, ambasadori Dirk Jan Kop, duke thënë se nuk mund të bëhej fjalë për tradhti, sepse BE po e pastronte rrëmujën në Evropë, jo vetëm me fjalë, por edhe me shumë para.

Analisti politik Petar Arsovski thotë se BE ka interes thelbësor për të hyrë në rajon, por thekson se Unioni SHBA kanë “qasje shumë të ndryshme”.

“Në BE duhet të ketë konsensus, BE duhet të kujdeset për vendet e tjera anëtare, madje edhe për ato që nuk e meritojnë anëtarësimin. SHBA nuk duhet jenë të vëmendshëm për asgjë, kështu që transparenca dhe kushtimisht agresiviteti në qasjen e tyre nuk është tregues se ata janë më të interesuar për integrim. Edhe BE është e interesuar në integrimin e Ballkanit Perëndimor”, tha Arsovski.

Lidhur me çështjen nëse për momentin ka ndryshime të mëdha midis SHBA-së dhe BE-së ndaj Ballkanit, Halili thotë se kjo po ndodhte veçanërisht pas ardhjes së administratës së re të SHBA, pasi SHBA nuk ishin angazhuar për zgjerimin e BE-së në mandatin e kaluar.

“Për shkak se fokusi ishte kryesisht në Afganistan, Irak dhe Kinë, ndërsa Bashkimi Evropian po merret me problemet e veta që nuk është i aftë dhe i gatshëm t’i zgjidhë, sepse nuk është union homogjen, është union i interesave të ndryshme”, tha Halili. duke shtuar:

“Nuk ishte kurrfarë tradhtie sepse Bashkimi në mënyrë deklarative u premtoi Maqedonisë dhe Shqipërisë se do të hapë rrugën drejt integrimit evropian, por me kusht që ta pastrojnë krimin në radhët më të larta të vendit, pastaj në strukturat e tjera, gjë që deri më tani asnjëri nga dy vendet tjetër nuk e ka bërë këtë me sukses. Veç kësaj doli edhe problemi me Bullgarinë”, tha Halili.

Arsovski komenton se BE është një mekanizëm më i ndërlikuar me miqësi afatgjatë midis vendeve anëtare, ndërsa për Shtetet e Bashkuara ai thotë se ata kanë një qasje shumë “më brutale”.

“Dallimi është në qasje, përndryshe unë mendoj se linjat gjeo-strategjike janë të ngjashme me disa ndryshime midis Rusisë dhe Lindjes së Mesme,” tha Arsovski.

Lidhur me zhgënjimin e vendeve të Ballkanit për shkak se nuk filluan negociatat me BE, Arsovski beson se për shkak të kësaj do të shfaqet një dekadencë politike në rajon, gjegjësisht që politikanët, të cilët nuk arritën të fillojnë negociatat do t’i kushtojnë më pak vëmendje vlerave evropiane.

“Për shkak se ata nuk e shohin përfitimin e respektimit të vlerave evropiane – ato japin, por Evropa nuk e sheh. Pastaj do të ketë përkeqësim të mëtejshëm të marrëdhënieve midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, sepse narrativi i Maqedonisë nuk mund të jetë pafundësisht miqësor, sepse padyshim që nga ana tjetër nuk kemi qasje miqësore. Gjithashtu, do të lindë ndonjë iniciativë e re për atë Mini Shengen si alternativë ndaj rrugës evropiane dhe ka mundësi që të shfaqen rrëfime të reja nacionalist, nëse rajoni qëndron për një kohë të gjatë jashtë BE-së”, tha Arsovski.

Sipas Halilit, vendet e Ballkanit nuk duhet të zhgënjehen me situatën dhe ai thotë se duhet të punojnë sipas udhëzimeve të Presidentit të SHBA Xho Bajden, për të cilën, siç thotë ai, nëse vetëm gjysma realizohet në praktikë, atëherë vendet do të bëhen shumë shpejt pjesë e BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button