Stresi dhe izolimi nga kovid-19 rritën ndjenjën e mungesës vullnetit tek të rinjtë në Maqedoninë e Veriut

Një studim i ri nga Qendra amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve zbulon se në SHBA është regjistruar rritje e konsiderueshme e përpjekjeve për vetëvrasje, veçanërisht midis vajzave adoleshente. Në maj të vitit 2020 ka filluar të rritet numri i adoleshentëve të moshës prej 12 deri në 17 vjeç të pranuar në departamentin e urgjencës për shkak të tentimit për vetëvrasje. Ndërsa këtë vit, nga shkurti deri në mars, numri mesatar i vizitave të adoleshentëve në këtë departament u rrit për 50 përqind në bazë javore krahasuar me të njëjtën periudhë në vitit 2019, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Në Maqedoninë e Veriut nuk është bërë asnjë hulumtim në lidhje me kufirin e moshës dhe tentimeve për vetëvrasje, por psikiatrit dhe psikologët pajtohen se ka ndryshime të rëndësishme në sjelljen dhe emocionet e të rinjve. Ata e kanë ndjekur mësimin prej në shtëpi, që ka rezultuar me minimizim të kontakteve shoqërore, ndërsa mënyra e re e jetesës shpesh ka bërë që të ndjehen pa vullnet dhe të pashpresë. Simptomat e raportuara nga psikiatrit përfshijnë mallëngjimin, mendime depresive dhe ndryshime humori. Ekspertët u bëjnë apel prindërve të vëzhgojnë sjelljen e fëmijëve të tyre që të mund të bëhet ndërhyrje me kohë për të parandaluar përkeqësimin e simptomave.

Dr. Miroslav Pendarovski, profesor universitar dhe psikolog, mendon se nuk është për t’u habitur që shkalla e raportuar dhe/ose e zbuluar e përpjekjeve për vetëvrasje tek të rinjtë është rritur gjatë një krize kaq të gjatë, rraskapitëse, të paparashikueshme dhe të pasigurt që u shkaktua nga kjo fobi masive dhe stresi të quajtur kovid-19.

– Fakti që është më i theksuar tek të rinjtë, me theks të veçantë te popullata femërore, është veçanërisht shqetësues. Arsyet e vetëvrasjes që janë kanë qenë të fshehura shumë kohë para pandemisë e tani po bëhen më të dukshme nga fakti që një gjendje e tillë e pasigurt është shkas për shfaqjen e asaj që e vetëm e ka pritur momentin e duhur, në këtë rast idetë dhe instinktet vetëvrasëse. Kjo do të thotë që arsyet kanë ekzistuar gjithmonë, por në periudha kaq të gjata, të lodhshme dhe të vështira të vetë-izolimit, ku depresioni tashmë i pranishëm te shumica e njerëzve që kanë mendime të tilla vetëvrasëse rritet, kjo mundëson që ato procese mbrojtëse të zhbllokohen dhe forca të tilla vetë shkatërruese të dalin në sipërfaqe dhe të manifestohen – thotë Pendarovski.

Ai supozon se distanca shoqërore rrit ndjenjën e vetmisë dhe pakuptimësisë te shumë të rinj që tani vetëm kanë tejkaluar pragun e qëndresës së tendencave të tilla.

– Është interesant që më shumë raste të tendencave të tilla është raportuar te vajzat, gjë që mund të shpjegohet nga disa këndvështrime. Gjegjësisht, vajzat, ose, popullata femërore edhe në arsim ka mbështetje më të madhe për të shprehur emocionet dhe kushtet e tyre, gjegjësisht që mbështetja sociale dhe socio-kulturore e emocionalitetit femëror u lejon vajzave të raportojnë më shpesh probleme emocionale. Këtë veçanërisht do ta kisha lidhur me hulumtimet ku janë marrë parasysh vetëm deklaratat e tendencave vetëvrasëse. Sigurisht, ka dallime individuale dhe kulturore që mund të merren parasysh, por shumë nga arsyet qëndrojnë në karakteristikat që janë introjektuar përmes procesit arsimor, rolet sociale që shoqëria na imponon dhe shumë arsye të tjera. Nevojiten edhe shumë hulumtime që të zbulohen arsyet dhe shkaset për rritjen e këtyre numrave – shton ai.

Arsye të tjera qëndrojnë në faktin e tjetërsimit të vetvetes si në nivelin individual ashtu edhe në atë shoqëror, veçanërisht në gjeneratat e reja të cilët, sipas Pendarovskit, në plot kuptimin e fjalës, nga barku i nënës ulen para kompjuterit dhe rriten me një gjendje të pranuar të normalitetit të izolimit shoqëror, gjegjësisht tërheqje në botën e tyre dhe zvogëlim jashtëzakonisht të madh në të gjitha format e komunikimit shoqëror, emocional dhe fizik.

– Virtualiteti bën të vetën dhe është një temë që do të mbetet akoma kryesore në të gjitha qarqet shkencore. Kushte të tilla ndryshojnë plotësisht botën e vlerave tek të rinjtë, e me atë inkurajohet ndjenja e vetmisë dhe depresionit që është arsyeja kryesore në shumicën e rasteve për mendimeve dhe tendencave vetëvrasëse – përfundon profesori.

Megjithëse në vendin tonë nuk është bërë ndonjë hulumtim i hollësishëm, megjithatë ka trend në rritje të numrit të njerëzve që kanë probleme psikologjike dhe që kërkojnë ndihmë. Prandaj, Klinika e psikiatrisë ka hapur disa linja telefonike, në të cilat prindërit e fëmijëve parashkollorë dhe shkollorë (072 912 676), adoleshentët (078 378 728) mund të drejtohen për ndihmë, kurse edhe prindërit mund të drejtohen për mbështetje psikologjike, ndërsa për mbështetje psikologjike të fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore (070 291 574).

– Numri i frikave neurotike është rritur, kurse më së shpeshti pacientët kanë simptoma depresive-obsesive. Kjo nuk do të thotë që ata janë menjëherë në ilaçe, por ato mund të zgjidhen me psikoterapi. Ka të të gjitha moshave. Ne kemi edhe edukim për prindërit që na drejtohen, duke kërkuar këshilla se si të trajtojnë fëmijët e tyre në familje. Ne i organizuam ato programe me Ministrinë e shëndetësisë dhe UNICEF – thotë Stojan Bajraktarov, drejtor i Klinikës psikiatrike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button