U arrestuan tre persona në Hasanbeg pas bastisjes, policia në kërkim të personit të katërt

Policia e Maqedonisë së Veriut pas një bastisjeje në Hasanbeg të Shkupit, ka arrestuar tre persona, ndërkohë paralajmëroi se është në kërkim edhe të personit të katërt, transmeton Portalb.mk.

“Policia ka arrestuar A.A. 61 vjeçar, B.A. 22 vjeçar dhe L.A. 21 vjecar, të gjithë nga Shkupi”, raportojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, duke sqaruar se arrestimet kanë ardhur pas një bastisjeje me urdhër gjyqësor në një shtëpi ku janë gjetur lëndë narkotike.

Raportohet që policia është në kërkim të 21 vjeçarit A.A., shtëpia e të cilit u bastis nga policia, për çka do të dorëzohet në Prokurori kallëzim penale në bazë të nenit 215 nga Kodi Penal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button