Sllovenia kërkoi hapjen e negociatave të BE-së me Tiranën dhe Shkupin deri në tetor

Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansa, thotë se Bashkimi Evropian duhet t’u mundësojë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të ecin përpara me bisedimet për anëtarësim deri në tetor, raporton VOA.

“Ne e dimë që Bashkimi Evropian hedh hapa të mëdhenj përpara kur përqendrohet në diçka”, tha kryeministri Janez Jansha në një konferencë me gazetarë.

Ai u shpreh se dy vendet mund të përparojnë në rrugëtimin evropian nëse të gjithë punojnë në këtë drejtim.

“Nëse e vëmë lart në rendin e ditës, do të jemi në gjendje të hedhim hapa konkretë përpara. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mund të përparojnë në samitin e ardhshëm në tetor nëse të gjithë përqendrohemi në atë”, u shpreh ai në Parlamentin Evropian në Strasburg, raporton Zëri i Amerikës.

Takimi i radhës mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor është vendosur të mbahet në datën 6 tetor në Slloveni. Kryeministri slloven e ka përsëritur faktin se Ballkanin Perëndimor do jetë përparësi gjatë kohës, që ai do të jetë në krye të presidencës së Bashkimit Evropian.

Ai theksoi para eurodeputetëve se nëse Bashkimi Evropian nuk shënon përparim në angazhimin e tij serioz në Ballkan, “këtë do ta bëjë dikush tjetër me vlera dhe interesa të tjera”.

Sipas tij, në Evropë ekzistojnë dy mëdyshje për faktin nëse zgjerimi duhet parë si rëndësi strategjike apo jo.

“Në Evropë, ekziston një mëdyshje nëse zgjerimi është me rëndësi strategjike apo jo. Mendimi im është se po”, tha ai, duyke shtuar se largimi i Britanisë së Madhe e ka tkurur ndjeshëm BE-në.

Gjatë muajit të kaluar nuk pati pajtim për caktimin e datës për mbajtjen e Konferencës së Parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shkak për këtë u bë vetoja e Bullgarisë, e cila nuk pranoi t’i hapte rrugë pjesës integruese të Maqedonisë së Veriut pa zgjidhur më parë mosmarrëveshjet mbi gjuhën dhe historinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button