Vaksinimi KOVID-19: Maqedonia e Veriut e arriti Bullgarinë, por është mbrapa rajonit dhe Evropës (Infografik)

Bota jonë nëpër numra” është emri i ueb-faqes që për momentin vlerësohet si një prej burimeve më kredibile lidhur me vaksinimin kundër KOVID-19 në botë. Përveç që ka të dhëna për çdo shtet veçmas, ueb-faqja lejon edhe krahasim mes dy apo më shumë vendeve ose rajonit edhe atë me për më shumë parametra. Për shembull, sa është përqindja e popullatës në një vend që ka pranuar të paktën një dozë të vaksinës ose sa është përqindja e popullatës që është vaksinuar tërësisht, njofton Portalb.mk.

Duke shfrytëzuar këto mjete mund të krahasohet Maqedonia e Veriut me rajonin, por edhe Botën në lidhje me procesin e vaksinimit të popullatës.

Maqedonia e Veriut e ka arritur Bullgarinë

Sa përqindje e popullatës ka pranuar të paktën një vaksinë është pyetja e parë për të cilën mund të krahasohen vendet.

Sipas të dhënave të fundit, lider është Greqia. Te fqinji jugor, 47.86% nga popullata ka pranuar së paku një dozë kundër viusit korona. E dyta në listë është Serbia, e cila ishte liderë deri në fillim të qershorit. Sipas të dhënave të fundit Serbia ka vaksinuar me nga një vaksinë 39.59% të popullatës. Pas saj vijnë Shqipëria me 18.87%, Maqedonia e Veriut 17.22% dhe Kosova me vetëm 7.11%.

Maqedonia e Veriut, megjithatë është mbrapa Bullgarisë kur bëhet fjalë në pyetjen për përqindjen e vaksinimit të tërësishëm (me dy doza). 38.05% e popullatës së Greqisë është vaksinuar me dy doza, në Serbi janë vaksinuar 35.04%, 14.48% në Bullgari, 10.94 në Maqedoninë e Veriut dhe 2.15% në Kosovë.

Më mirë nga Afrika dhe një pjesë nga Azia, larg nga mesatarja e Evropës dhe Amerikës Veriore

Sipas parametrit – sa përqind e popullatës ka marrë të paktën një vaksinë, përqindja e RMV-së 17.22%, është më i largë vetëm prej atij të Afrikës 2.71%. Mesatarja botërore për popullatën e cila ka pranuar të paktën një dozë është 24.34% dhe menjëherë mbi të është mesatarja në Azi 24.73%. Por ky numër është për një pjesë të Kinës, pasi që përpara se të shtohen të dhënat nga ai vend në qershor mesatarja botërore dhe e Azisë ka qenë ndër RMV-në. Amerika e Jugut e ka përqindjen e të vaksinuarve me një dozë 31.11%, Evropa 42.24%, Amerika e Veriut 51.89%.

Nëse shihet parametri vaksinimi i tërësishëm, pra me dy doza, Maqedonia është më mirë se mesatarja e Azisë dhe shumë afër mesatares botërore. Ose, nëse në RMV ka 10.94% të popullatës të vaksinuar me dy doza, në Azi kjo mesatare është 8.43%, në Afrikë 1.18%. Në korniza botërore kjo mesatare është pak më e lartë se e RMV-së, gjegjësisht 11.32%. Më mirë janë Amerika e Jugut 13.44%, Evropa 28.94%, Amerika e Veriut 33.52%, derisa blloku BE shënon 34.85% të popullatës së vaksinuar me dy doza

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button