Boris Johnson zbuloi datën se kur hiqen kufizimet në stadiumet e futbollit në Angli

Kryeministri, Boris Johnson ka konfirmuar se stadiumet e futbollit nuk do të kenë një kufizim të kapaciteti nga 19 korriku, shkruan Telegrafi.

Masat e reja do të hyjnë në fuqi tre javë para se edicioni 2021/22 i Ligës Premier të fillojë (13 gusht), ndërsa skuadra, Brentford pret Arsenalin.

Do të jetë hera e parë që stadiumet e futbollit anglez gëzojnë një kapacitet të plotë që nga mesi i marsit 2020, kur COVID-19 bllokoi tërë vendin.

Kjo vjen në hapin e katërt të udhërrëfyesit të Qeverisë që jetësohet në javët e ardhshme.

Johnson tha në konferencën e tij të përditshme: “Derisa kemi ardhur në hapin e katërt, ne duhet të balancojmë rreziqet”.

“Ne duhet të marrim një vendim të kujdesshëm dhe të ekuilibruar.”

Por, ai gjithashtu paralajmëroi se pandemia “nuk ka përfunduar”.

Kryeministri shtoi: “Ne do të largohemi nga kufizimet ligjore dhe do t’i lejojmë njerëzit të marrin vendimet e tyre se si të menaxhojmë virusin”.

“Nga hapi i katërt ne do të heqim të gjitha kufizimet ligjore që janë brenda dhe jashtë”.

“Ne do të lejojmë që të gjitha bizneset të rihapen, përfshirë klubet e natës, ne do të heqim kufirin e lëvizjes për vizitorët dhe numrin e njerëzve që marrin pjesë në koncerte, teatër dhe ngjarje sportive”.

Eksperimentet fillua nga finalja e Kupës FA dhe Kupës Carabao, me mijëra tifozë që panë ato ndeshje në Wembley.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button