Maqedonia e Veriut ka shënuar rënie rekord të investimeve të huaja, mungesa e fuqisë së kualifikuar punëtore vlerësohet një problem

Kompanitë vendore, që punojnë si kontraktues të kompanive të huaja që veprojnë në Maqedoninë e Veriut, thonë se po e ndiejnë rënien drastike të investimeve të huaja. Maqedonia e Veriut ka shënuar rënien më të madhe të investimeve të huaja krahasuar me vendet e rajonit, thuhet në raportin e Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim.

Investimet e huaja, në vendet e Ballkanit Perëndimor, gjatë vitit 2020, kur u paraqit pandemia COVID-19, shënuan 14 për qind ulje të investimeve të huaja, krahasuar me vitin 2019. Ndërkaq, Maqedonia e Veriut shënoi ulje prej 38 për qind të investimeve të huaja apo trefish më shumë se mesatarja e vendeve të rajonit.

Në Kosovë, gjatë vitit 2020 janë regjistruar investime të huaja në vlerë prej 341.7 milionë euro, apo 34.2 për qind më pak se vitin paraprak. Nga vendet e rajonit, vetëm Mali i Zi ka shënuar rritje të investimeve të huaja gjatë pandemisë.

Në Serbi, gjatë vitit 2020, në formë të investimeve të huaja hynë 3.4 miliardë dollarë, që është më pak për një të pestën e vlerës së investimeve sesa në vitin 2019. Në Shqipëri janë investuar 1.1 miliard dollarë, që është 14 për qind më pak se vitin 2019. Ndërkaq, në Maqedoninë e Veriut në formë të investimeve të huaja kanë hyrë 224 milionë dollarë, apo 38 për qind më pak se vitin para pandemisë.

Rënien e investimeve në Maqedoninë e Veriut po e ndiejnë kompanitë vendore, që bashkëpunojnë me ato të huaja. Për investimet e huaja, profesori i ekonomisë Arben Halili për REL theksoi që një element problematik është edhe mungesa e fuqisë së kualifikuar punëtore, pavarësisht se në vend, fuqia punëtore është e lirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button