Në universitetet e Maqedonisë së Veriut 37 përqind e studentëve diplomojnë në afatin e parë

Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të fundit është ulur numri i të diplomuarve gjatë vitit akademik, ndërsa 37 përqind prej tyre diplomojnë në afatin e caktuar, transmeton Portalb.mk.

“Nga numri i përgjithshëm i studentëve, 37% kanë diplomuar në afat të caktuar, ndërsa 63 % diplomuan pas afatit të paraparë”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti raportoi që numri i studentëve të diplomuar gjatë vitit 2020 është ulur për 12.3% në krahasim me vitin 2019. Në vitin 2020 kanë diplomuar 6 907 studentë, prej të cilëve 5 056 në universitetet shtetërore.

“Nga numri i përgjithshëm i studentëve të diplomuar, 81.9% janë studentë të rregullt, ndërsa 18.1% janë studentë me korrespodencë”, raportoi Enti.

Në universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup kanë diplomuar 2 624 studentë, Universiteti i Tetovës 1 041, Universiteti Evropës Juglindore në Tetovë 457, Universiteti “Nëna Terezë” në Shkup 20 studentë, “Shën Kliment Ohdridski” në Manastir 501, në “Goce Dellçev” në Shtip 736, në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup 173, etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button