fbpx

Zaev dhe Ahmeti me qëndrime të kundërta për rezolutën e VMRO-DPMNE-së për bisedimet me Bullgarinë

A do t’i grindë VMRO-DPMNE-ja opozitare, partnerët qeveritar LSDM-BDI është mëdyshja pasi që socialdemokratët fillimisht e kritikuan, ndërkaq sot deklaruan se do ta mbështesin në Kuvend rezolutën e propozuar nga opozita maqedonase për linjat e kuqe në bisedimet me Bullgarinë, derisa ashefi i diplomacisë Bujar Osmani, tanimë ka deklaruar se ajo është e dëmshme për shtetin, njofton Portalb.mk.

Nga BDI tani për tani nuk kanë qëndrim zyrtar, përveç të Osmanit, i cili tha se kjo rezolutë është e dëmshme për shtetin.

“BDI e sheh iniciativën e VMRO-DPMNE-së për rezolutën për Bullgarinë si tentativë që të fitohen pikë politike në prag të zgjedhjeve lokale. Është joserioze të vendosen interesat shtetërore në funksion të zgjedhjeve. Ajo do t’i dëmtojë interesat shtetërore dhe të gjithë qytetarëve”, deklaroi Osmani për Alsat.

Deputeti i LSDM-së, Kostadin Kostadinovski sot deklaroi se do ta pranojnë rezolutën e ofruar nga VMRO-DPMNE.

“Pozitat e LSDM-së në lidhje me gjuhën maqedonase dhe identitetit janë të pastra si kristali dhe shumë herë deri më tani i kemi konfirmuar dhe dëshmuar në opinion. Linjat maqedonase të identitetit i kanë të qarta të gjithë, edhe populli ynë edhe opinioni ndërkombëtar. Nëse Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE nuk janë të sigurt në atë, nëse u duhet konfirmim edhe në Parlament, ne si shumicë parlamentare konstruktive pa asnjë problem mund ta bëjmë edhe atë hap dhe ta pranojmë rezolutën ashtu siç në fakt e pamë edhe nga mediat. Propozim zyrtar si deputet nuk kemi”, deklaroi Kostadinov, duke u shprehur se pret që VMRO-DPMNE ta dërgojë rezolutën te deputetët.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski menjëherë e ka përshëndetur hapin e LSDM-së ta mbështetë rezolutën.

“Rezoluta i përmban linjat e kuqe nacionale prej të cilave asnjë Qeveri nuk guxon të largohet. VMRO-DPMNE vazhdon t’i bashkojë të gjithë faktorët shoqërorë dhe politik dhe të jetë shtylla mbështetëse për mbrojtjen e indit nacional dhe qëllimeve strategjike të Maqedonisë. Tregojmë se të bashkuar jemi më të fortë. I falënderoj ASHMAA-në, USHKM-në dhe KOM-in për kontributin e tyre për krijimin e tekstit të kësaj rezolute. I falënderoj të gjithë partitë politike, edhe nga opozita edhe nga shumica parlamentare të cilët ishin të gatshëm ta pranojnë rezolutën ose të bisedojmë me ne për të njëjtën. Shpresoj se deklarata e sotme nga LSDM është e sinqertë dhe bazohet në argumentet serioze që i kemi ofruar. Nëse LSDM nuk vepron sipas asaj që e tha sot dhe nëse nuk tenton që nëpërmjet trukeve kuvendore ta frenojë miratimin e kësaj rezolute, atëherë do t’i bëjnë dëm Maqedonisë”, tha Mickoski.

Ndryshe, paraprakisht VMRO – DPMNE paralajmëroi se do të dorëzojë rezolutë në Kuvend në të cilin do të jenë të definuara dhe mbrojtura pozicionet maqedonase në kontestin me Bullgarinë, Mickoski në konferencë për media tha se teksti i rezolutës në të cilën duhet të dalë konsensus nacional, mbrojtja për të gjitha sulmet dhe tentimeve për manipulim, nuk është vepër autoriale për VMRO – DPMNE – në, por është definuar nga ASHAM dhe USHKM

Me rezolutën të cilën VMRO-DPMNE, duhet që së shpejti ta dorëzojë në Kuvend, kërkohet që të respektohet kontinuiteti hapësinor dhe kohor i gjuhës maqedonase dhe dialekteve të saja, por edhe të respektohet autoktonia e popullit maqedonas dhe kontinutiteti i tij historik, gjuhësor, kulturor dhe religjioz, të gjitha bazuar në njohuritë e shkencës dhe faktet e konstatuara, teoritë dhe hulumtimet dhe respektimi i të drejtës ndërkombëtare. Në rezolutë qëndron edhe se për të kaluarën duhet që të ketë marrëdhënie gjithëpërfshirëse dhe jo përvetësim ekskluziv i historisë dhe traditës.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Jovan Jauleskiprofilin e tij në Facebook, publikoi një dokument për rezolutën, që partia do ta dorëzojë në Kuvend.

Rezoluta e VMRO-DPMNE-së për bisedimet me Bullgarinë, e publikuar nga deputeti i VMRO-DPMNE-së, Jovan Jauleski

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button