Sare Qerimi: Përmes vizatimeve të mia, unë dua të shpërndaj një mesazh inspirues te të tjerët (VIDEO)

Vizatimi është një formë tjetër e ruajtjes së kujtimeve. Ngjyrat, figurat dhe improvizimet janë ato të cilat i japin jetë një pikture. Sare Qerimi, 18-vjeçarja nga Kumanova, e cila spikat në degën e artit, për Portalb foli për dashurinë e saj ndaj pikturimit.

“Me art kam filluar të merrem që në fëmijëri. Si fazë më e rëndësishme ku kam filluar ta përvetësoj artin ka qenë shkolla e mesme. Deri tani, jam mjaft krenare për punën që kam bërë. Te vetja shoh një përparim të madh!” tha Sareja.

Stili që Sareja e përdor në vizatimet e saj janë realizmi, ekspresionizmi, abstraksioni dhe impresionizmi. Inspirimin e gjen nga artisti i madh Van Gogu, si dhe nga natyra, muzika, filmat e tjerë.

“Vizatimi ka mjaft rëndësi për mua, sepse më mundëson të ndjehem emocionalisht shumë mirë kur e praktikoj. Përmes vizatimeve të mia, unë dua të shpërndaj një mesazh inspirues te të tjerët.” u shpreh Sareja.

This slideshow requires JavaScript.

Mesazhi që Sareja përcolli për të gjithë artistët e rinj është:

“Asnjëherë mos ndaloni së punuari, së krijuari, së improvizuari. Për aq kohë që ti punon, mëson, praktikon, ti kurrë nuk mund të dështosh. Një artist asnjëherë nuk mund të dështojë! Do të vijë koha kur përmes punës që ti ke realizuar, do të arrish kulminacionin.” përmbylli Sare Bajrami.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button