Sot do të prezantohet Raporti për situatën aktuale dhe udhërrëfyesi për avancimin e Agjendës Digjitale në Maqedoninë e Veriut

Në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA”, i cili bashkë-financohet nga Bashkimi Evropian, Fondacioni Metamorfozis.  Sot, me fillim në orën 10, përmes platformës ZOOM organizon ngjarjen online “Dialogje për Agjendën Digjitale : Prezantim i Raportit mbi situatën aktuale dhe udhërrëfyes për avancimin e Agjendës Digjitale në Maqedoninë e Veriut”.

Në ngjarje do të bëhet një prezantim i shkurtër i hulumtimit të kryer në kuadër të Observatorit të Agjendës Digjitale në Maqedoninë e Veriut të kryer nga Fondacioni Metamorfozis në kuadër të projektit, dhe ai do të shërbejë për të zhvilluar një diskutim mbi sfidat dhe hapat e ardhshëm për zbatimin më të mirë të digjitalizimit në Maqedoninë e Veriut.

“Digjitalizimi në të gjitha sferat dhe për të gjitha grupet shoqërore (pa përjashtim) është një mekanizëm efektiv për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve. Kjo nënkupton përmirësimin e punës elektronike dhe efikasitet më të madh të institucioneve, organizatave dhe subjekteve të tjera shoqërore. Nevoja për digjitalizim u bë edhe më e dukshme për shkak të pandemisë së KOVID-19, pasi vuri në dukje nevojën urgjente për mekanizma, mjete dhe rregullore të adaptuara për një organizim më të mirë dhe për një shoqëri plotësisht funksionale. Me këtë rast erdhi në shprehje edhe i ashtuquajturi “hendek digjital”, gjegjësisht – ndryshimet midis qytetarëve në pozicionet fillestare – për qasjen në internet dhe në pajisjet elektronike të përshtatshme, dhe rrjedhimisht edhe ndryshimet në nivelet e aftësive/njohurive të tyre digjitale.” – thuhet në Raportin mbi situatën aktuale dhe udhërrëfyesin për avancimin e Agjendës Digjitale në Maqedoninë e Veriut.

Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë folësit e mëposhtëm:

  • Aleksandar Acev, Udhëheqës i shërbimit në Qendrën Kombëtare për Reagimin ndaj Incidenteve Kompjuterike MKD-CIRT
  • Aleksandar Bajdevski, Zëvendësministër në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës
  • Bardhyl Jashari, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis
  • Elena Mançeva, Sekretare Shtetërore në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës
  • Irena Bojaxhievska, Docente në Universitetin “American College” në Shkup
  • Natalija Shikova, Dekane e Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin Ndërkombëtar të Ballkanit
  • Iskra Belçeva – Ristovska, Koordinatore e Programeve në Qendrën për Menaxhim me Ndryshimet
  • Nikica Mojsoska-Bllazhevski, Kryedrejtore Ekzekutive e Maqedonia 2025

Në ngjarje pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve, organizatave të shoqërisë civile, mediave, qytetarë dhe të gjitha palët e tjera të interesuara. Të gjitha palët e interesuara janë të ftuara ta plotësojnë formularin e regjistrimit: https://forms.gle/z5umvQsyN3SpxXrQ9 .

Pas përfundimit të ngjarjes, pjesëmarrësit e regjistruar do të marrin linke që do të çojnë në hulumtimin e kryer dhe vizualizimet e përgatitura, përmes të cilave do të mund të marrin më shumë informacion dhe ta përdorin informacionin në mënyrë adekuate në hulumtimet ose artikujt e tyre.

Projekti “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA” është bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Fondacioni Metamorfoza, Të dhënat e hapura Kosovë – (Open Data Kosovo) (ODK), Akademia për e-qeverisje (eGA), Qendra për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie – CRTA, Lëvizja MJAFT, OJQ-ja 35 MM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button