Armenia ia dorëzoi Azerbajxhanit hartat e 92 mijë minave

Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit njoftoi se i ka rikthyer Armenisë 15 persona që ndodheshin nën arrest në vend, në këmbim të hartave të 92 mijë minave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e ministrisë thuhet se “Armenia dorëzoi hartat e 92 mijë minave anti-tank dhe anti-personel që ka vendosur në rajonet Fuzuli dhe Zangilan të cilat dikur ndodheshin nën pushtimin e Armenisë”.

Gjithashtu theksohet se pala e Azerbajxhanit i ka rikthyer Armenisë 15 persona që ndodheshin nën arrest në vend.

Procesi i rikthimit është bërë me iniciativë të Rusisë.

Azerbajxhani edhe më parë i ktheu Armenisë 15 persona në këmbim të hartave për 97 mijë mina të vendosura në rajonin Agdam.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button