Singapori nuk ka zbuluar që Covid-19 është shkaktuar nga bakteret

I pavërtetë është ky postim, i cili pretendon se Singapori zbuloi se Covid-19 ishte shkaktuar nga një bakter, jo nga një virus, dhe se ai ndryshoi terapinë e tij të trajtimit. Gjithashtu nuk është e vërtetë që autopsia është kryer në kundërshtim me protokollet dhe udhëzimet e OBSH-së, pasi OBSH nuk ndalon autopsitë e të vdekurve nga kovidi. Covid-19 është shkaktuar nga një virus, jo nga bakter, dhe ky është pretendimi i tretë i rremë në postim. Fakti që ky dezinformim i atribuohet autoriteteve zyrtare mjekësore të Singaporit tregon se sa propaganda dhe makineria e informacionit të rremë, nuk kujdesen për shëndetin publik dhe nuk ka skrupuj kur bëhet fjalë për t’i dhënë më shumë besueshmëri agjendës së tyre të dezinformimit, transmeton Vërtetmatësi.

Dezinformimi i fundit, i shpërndarë në një postim në Facebook, pretendon se Singapori u bë vendi i parë në botë që bëri autopsinë në trupin e një njeriu që vdiq nga Covid-19. I gjithë postimi, të cilin po e transmetojmë më poshtë, është i rremë, i mohuar zyrtarisht edhe nga Qeveria e Singaporit.

Postimi është i gjatë, megjithatë duke e përmbledhur, thuhet se gjoja Ministria e Shëndetësisë e Singaporit, pas një autopsie në një pacient i cili vdiq nga Kovid-19, zbuloi dhe raportoi se Kovid-19 nuk ishte virus por bakter që ishte ekspozuar ndaj rrezatimit, dhe se shkakton vdekjen e njeriut nga koagulimi i gjakut.

Postimi i rremë, që i atribuohet Ministrisë së Shëndetësisë të Singaporit, e cila qarkulloi në Facebook dhe arriti në Maqedoninë e Veriut, gjithashtu thotë se autoritetet në Singapor tani kanë ndryshuar protokollin e trajtimit dhe u kanë dhënë vetëm aspirinë atyre që kanë rezultuar pozitiv për Kovid-19.

Të gjitha këto pretendime janë të rremethonë Ministria e Shëndetësisë e Singaporit.

Ata shtuan se informacioni nuk vjen zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë e Singaporit. Një version i ngjashëm i së njëjtës histori qarkulloi për Italinë dhe për Rusinë.

Ministria e Shëndetësisë e Singaporit tha se nuk bënte autopsinë e pacientëve me Kovid-19 dhe as nuk kanë thënë se patofiziologjia e Kovid-19 është nga bakteret, në vend të viruseve. Nuk ka pasur as ndryshim të protokollit për trajtimin e pacientëve me Kovid-19.

Gënjeshtra e dytë në postim është se Covid-19 shkaktohet nga një bakter, jo nga një virus. Bazuar në shumë prova dhe studime shkencore, Covid-19 është sëmundje e shkaktuar nga virusi Sars-Cov-2. Organizata Botërore e Shëndetësisë gjithashtu ka hedhur poshtë mitin se Covid-19 shkaktohet nga bakteret.

Disa pacientë të infektuar me sars-cov-2 mund të zhvillojnë infeksion bakterial si një ndërlikim, sipas Qeverisë në Singapor. Kjo është e dukshme edhe në sëmundje të tjera virale të tilla si gripi. Në raste të tilla përdoren antibiotikë.

Megjithatë, në demantin e tyre, Qeveria e Singaporit thotë se Covid-19 nuk mund të trajtohet me aspirinë.

Aspirina nuk ka efekt të drejtpërdrejtë në virusin e shkaktuar nga Kovid-19. Nëse nuk ndiheni mirë duhet të takoni mjekun më herët, të bëni test dhe të merrni trajtim. Ne e inkurajojmë publikun të mos ndajë informacion të pambështetur që mund të shkaktojë panik në publik. Ju lutemi vizitoni www.moh.gov.sg për informacionin më të fundit mbi statusin e Covid-19shkruan Qeveria e Singaporit.

 faqen në Facebook Ministria e Shëndetësisë në Singapor gjithashtu mohoi pretendimet se ata kishin ndryshuar protokollin e trajtimit të pacientëve me kovid, pas një autopsie mbi një pacient të vdekur dhe pasi u zbulua se dyshohet se sëmundja nuk ishte shkaktuar nga një virus por nga bakter.

Siç njoftoi Organizata Botërore të Shëndetësisë, Kovid-19 është shkaktuar nga viruset, e jo nga bakteret.

Është në dispozicion të publikut informacioni që shkalla e vdekshmërisë nga kjo sëmundje Kovid-19 është midis 2 dhe 3 përqind.

Revista Mjekësore Britanike raporton se mjekët po shohin nivele më të larta të reaksioneve trombotike tek pacientët me pamje të rëndë klinike të Kovid-19 dhe se gjaku i tyre është shumë ngjitës sepse sëmundja rrit prodhimin e faktorëve të koagulimit nga mëlçia.

Është gjithashtu e gabuar të pretendosh se autopsitë janë në kundërshtim me rregullat e OBSH-së. OBSH nuk ka ndaluar autopsitë dhe as nuk është e mundur që është bërë autopsia e parë në Singapor. Vetëm në Maqedoni, më shumë se 10 autopsi u kryen vitin e kaluar.

Për shkak të të gjitha argumenteve të mësipërme, ne e konsiderojmë si të pavërtetë postimin që pretendon se Singapori zbuloi se Kovid-19 ishte shkaktuar nga një bakter dhe jo nga një virus, si dhe se Sigapori ndryshoi terapinë për trajtimin e kovidit. Gjithashtu nuk është e vërtetë që autopsia është kryer në kundërshtim me protokollet dhe udhëzimet e OBSH-së, pasi OBSH nuk ndalon autopsitë e pacientëve me kovid. Covid-19 shkaktohet nga virusi, dhe jo nga bakteret, dhe ky është pretendimi i tretë i rremë në postim. Fakti që ky dezinformim i atribuohet autoriteteve zyrtare mjekësore të Singaporit tregon se sa shumë propaganda dhe makina e informacionit të rremë nuk kujdesen për shëndetin publik dhe nuk ka skrupuj kur bëhet fjalë për t’i dhënë më shumë besueshmëri agjendës së tyre të dezinformimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button