RMV, u arrestuan dy persona nën moshën 30 vjeçare për trafikim të drogës

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar dy qytetarë të dyshuar trafikim të drogës në Shkup, duke bastisur edhe hapësirat e dyshimta, për çka u paralajmërua padi në bazë të nenit 215 nga Kodi Penal, transmeton Portalb.mk.

“Në rajonin e Shkupit nga ana e nëpunësve policorë të Departamentit të Policisë Kriminalistike-Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme- Njësiti për Tregti të Palejuar me Drogë, në koordinim me SPB Shkup-Njësiti për Tregti të Palejuar me Drogë, i kanë arrestuar B.S. (29) dhe M.M.(26) të dy nga Shkupi”, deklarojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Raportohet që janë bastisur edhe shtëpitë dhe ambientet ndihmëse të këtyre dy personave, ku janë gjetur lëndë narkotike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button