Mbaroi “Forumi i Prespës për Dialog”

Ka përfunduar sot në Ohër konferenca ndërkombëtare dy ditore “Ballkani Perëndimor: pjesa që mungon që Evropa të jetë e plotë”. Gjatë ditës së sotme, fokusi i Forumit të Prespës u fokusua në procesin e integrimeve të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Përfaqësues të lartë dhe të BE-së, si dhe liderë të rajonit kanë në sesionin plenar të nivelit të lartë të titulluar “Rivendosje e sinergjisë ndërmjet BE-së dhe SHBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor”, diskutuan rreth ardhmërisë evropiane të rajonit, shkruan Portalb.mk.

Në pjesën e parë të këtij paneli, ku pjesëmarrës ishin presidentët e rajonit, ish eurokomesari për zgjerim, Johanes Han, tha se mosfillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për qasje drejt Bashkimit është mossukses i qartë i Unionit. Han, emri i të cilit është i lidhur me politika kyçe të zgjerimit të Unionit, ndërsa tash është kompetent për buxhetin, ka shprehur keqardhje për atë hap duke theksuar se Komisioni Evropian miratoi shumë raporte për rezultatet e dy vendeve.

Foto: Anadolu Agency

“U tha shumë për mosaftësinë e BE-së t’i fillojë negociatat për qasje drejt Unionit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Dhe është e qartë se nuk kam çfarë të them në lidhje me këtë. Ky është mossukses i qarta nga ana jonë dhe ndjejmë keqardhje se jemi aty dhe pse është ashtu. Është e qartë dhe e vërtetuar se KE miratoi shumë raporte se këto vende kanë arritur rezultate dhe çdoherë kemi thënë pasi ato të arrijnë rezultate, duhet edhe ne të arrijmë rezultate dhe ne këtë nuk e kemi bërë deri më tani. Për këtë, shpresoj se presidenca sllovene, edhe pse gjashtë muaj është kohë e shkurtër, por në politikë ndonjëherë mund edhe të jetë mjaftueshëm për t’u arritur diçka”, tha Han.

Ndërkaq, në pjesën e dytë të këtij sesioni kanë marrë pjesë kryeministrat e shteteve të rajonit. Kryeministrat e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë shprehur nevojën për bashkëpunim më të thellë të ekonomive të rajonit, duke shprehur zhgënjimin e tyre të thellë për mospërmbushjen e premtimeve të BE-së. Ata theksuan se rajoni duhet të vazhdojë rrugën drejt integrimeve, megjithatë derisa sa kjo të ndodhë, theksuan ata, duhet të thellohet bashkëpunimi për përforcim të ekonomive mes vendeve të rajonit.

Foto: Anadolu Agency

Por, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vlerëson se, nuk duhet të ndërmarrim vendime të shpejta të cilat nuk i shërbejnë interesave as të shteteve tona, as qytetarëve të shteteve tona dhe të rajonit.

“Po, BE-ja është e ngadaltë, po BE-ja nuk është e unifikuar, megjithatë BE është shpresa jonë më e mirë dhe të jem i sinqertë, ajo është alternativa e vetme, jo vetëm sepse s’kemi zgjidhje, por sepse natyrshëm e kemi vendin aty. Gjashta e Ballkanit Perëndimor është pjesë e Evropës e rrethuar nga shtete të BE-së, ndajmë vlera të përbashkëta, kemi histori të përbashkët, kemi luftuar në luftëra të njëjta dhe ekonomitë tona janë të ndërlidhura. Në këtë mënyrë, në vend që të vazhdojnë të ndjehemi të frustruar nga ana e BE-së duhet të pyesim veten çfarë ardhmërie duam dhe çfarë bëjmë ne që të mbërrijmë aty, sepse në fund të fundit vet ne jemi larg përsosmërisë dhe nëse shohim brenda nesh do të kuptojmë se ne kemi shumë probleme. Ka luftë kundër autoritarëve dhe monopoleve kriminele dhe kundër cenimit të sundimit të së drejtës, mospranimit të historisë, të vërtetave historike dhe aktrimit se mund të ndërtojmë besim mes shoqërive dhe njerëzve tanë, nëse vetëm injorojmë se çfarë ka ndodhur, apo nëse shpresojmë se situata do të ndryshojë nëse refuzojmë ta pranojmë të vërtetën sa më gjatë të jetë e mundur”, deklaroi Kurti.

Në konferencën e përbashkët për media të kryeministrit Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ndihmëssekretarit në detyrë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin amerikan të Shtetit, Philip Reeker, ky i fundit paralajmëroi luftë kundër korrupsionit, si një nga prioritetet e Presidentit Biden.

Foto: Anadolu Agency

Ai theksoi që vendet e Evropës janë prioritet për Biden, duke përkujtuar se takimi i tij i parë u realizua pikërisht në Evropë.

“Nuk mund të them se kur dhe kush, apo si do të përdoret ky mjet, por është mjet, është një sinjal nga Presidenti dhe Administrata për seriozitetin që kemi për këtë. Keni dëgjuar presidentin Biden që thotë se lufta kundër korrupsionit është në top prioritetet në politikën e jashtme në të gjithë botën, përfshi këtu”, deklaroi Riker në lidhje me listën e zezë, listë ku ishte i përfshirë së fundmi edhe ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Ndërkohë, Zaev deklaroi se, Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të kërkojë një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët me Bullgarinë, por theksoi se ka disa çështje për të cilat nuk mund të negociohet.

“Brukseli duhet që në mënyrë të ndershme të përballet me situatën në të cilën është vendosur, angazhimin strategjik për zgjerim të mëtejmë në Unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të mbledhë fuqi të shpallë këtë vendim deri në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet këtë vjeshtë. Ne kemi mbështetjen e SHBA-së në këtë drejtim dhe ka një rëndësi të madhe”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button