fbpx

Akuzë kundër kryetarit të një komune për ndërhyrje gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Prokuroria e Posaçme e Kosovës ngriti aktakuzë kundër kryetarit të komunës së Kllokotit, një komunë me shumicë serbe, rreth 50 kilometra në juglindje të Prishtinës, lidhur me zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021, raporton VOA.

Në një njoftim të shkurtër të prokurorisë thuhet se akuza kundër të pandehurit Bozhidar Dejanoviç u ngrit “për shkak se është vërtetuar dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale ‘cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’.

Ai qe arrestuar në fillim të marsit të këtij viti, periudhë kur pati edhe arrestime të tjera nën dyshimet për veprat penale “keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve” dhe “dhënie apo marrje e ryshfetit në lidhje me votimin”.

Kosova mbajti zgjedhje të jashtëzakonshme më 14 shkurt të këtij viti në të cilat Lëvizja Vetëvendosje shënoi një fitore të thellë.

Procesi i votimeve u vlerësua i rregullt, por siç thanë ekspert evropianë në një raport mbi zgjedhjet e 14 shkurtit, “procesi u përkeqësua gjatë numërimit të votave dhe u urdhërua të bëhej rinumërimi i një numri të madh të votave për shkak të mospërputhjeve në protokollet e rezultateve”.

Kosova do të mbajë zgjedhjet për pushtetin komunal më 17 tetor të këtij viti. Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian në Prishtinë, Tomas Szunyog, i tha presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani se vëzhguesit nga blloku do të jenë të pranishëm në këtë proces.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button