Në Maqedoninë e Veriut nuk pritet të ketë më probleme në ditën e zgjedhjeve me faqen e KSHZ-së pas miratimit të strategjisë së re

Problemi i cili u shfaq ditën e zgjedhjeve më 15 korrik të vitit 2020, ishte një shkas për hartimin e strategjisë së re për dy vitet e ardhshme në TIK-un  e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) në Maqedoninë e Veriut, si një parapërgatitje për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor të këtij viti.

KSHZ-ja ka vlerësuar se qytetarët nuk do të kenë problem për të ndjekur rezultatet, njoftoi MIA, duke theksuar që kjo ishte edhe një vërejtje e OSBE/ODIHR. Boban Stojanovski nga KSHZ-ja sqaroi që përmes kësaj strategjie mbi të gjitha do të parandalohen edhe sulmet kibernetike.

“Nevoja për këtë strategji lindi nga përvoja e zgjedhjeve të mëparshme me sulme kibernetike, si dhe nga rekomandimet e dhëna nga misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura vitin e kaluar”, tha Stojanovski, duke shtuar se do të parandalohen sulmet ndaj aplikacionit dhe faqes së internetit të KSHZ-së.

Ndryshe, Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, ka dorëzuar akuzë kundër ish kryetarit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkovski dhe tre të punësuarve në KSZH dhe drejtuesit të operatorit ekonomik, për furnizimin e softuerit për zgjedhjet.

Akuza vjen për shkak se më 15 korrik, ditën e zgjedhjeve ueb-faqja e KSHZ-së që duhej t’i shfaqte rezultatet  e zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut nuk funksiononte. Problemi i këtillë ka ndodhur për herë të parë që nga viti 2006, që kur KSHZ-ja u digjitalizua.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button