RMV, është ndërprerë përsëri seanca ku në rend dite ishte propozim ligji për nënshtetësi
Seanca e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, ku në rend dite ka qenë propozim ligji për nënshtetësi, sot është ndërprerë përsëri. Pas diskutimi i cili zgjati pothuajse një orë, kryesisht me fjalime procedurale, kryetari i komisionit parlamentar, Mile Talevski ndërpreu seancën, me arsyetimin se nuk janë krijuar kushte të rregullores për vazhdim të punës, transmeton Portalb.mk.
Deputetët e pozitës dhe të opozitës mbi një orë diskutuan mes vete për atë nëse është precedent caktimi i seancës së këtij komisionit, kur në komisionin parlamentar për financa, ndërsa për të cilin sot nuk ka të caktuar seancë, diskutohet për rishikimin e buxhetit.
Deputetët e VMRO – DPMNE-së, kërkuar që të ndërpritet seanca e komisionit për mbrojtje dhe siguri që të munden të gjithë deputetët që janë anëtarë edhe të komisionit për financa të marrin pjesë në rishikimin e buxhetit. Deputetët e opozitës kërkuan që në debat publik të thirren ekspertë të kësaj fushe, përfaqësues qeveritar që të elaborojë propozim ligjin dhe përfaqësues të MPB, ndërsa vlerësojnë se ky ligj nuk mund të miratohet me procedurë të shkurtuar.
Sipas deputetët së VMRO – DPMNE-së, Gordana Siljanoska Davkova, nevojitet që propozim ligji për nënshtetësi duhet të rishqyrtohet dhe t’i ashpërsoj politikat për ndarjen e nënshtetësisë.
“Nënshtetësia nuk është çështje e sigurisë edhe pse pas mbi 200 pasaportave të kriminelëve më të njohur, merr dimension të një çështje shumë të rëndësishme të sigurisë. Prita të kyçet edhe komisioni për sistem politik”, tha mes tjerash ajo.
Deputeti Goran Misoski, në diskutim procedural mes tjerash, theksoi se në përvojën e tij mbi 15 vjeçare në Kuvend, nuk ka pasur asnjë problem dhe është punuar normal, paralelisht përderisa është mbajtur seanca e Komisionit për financa dhe buxhet, janë mbajtur seanca edhe të komisioneve të tjera parlamentare.
Propozimi fillestar për ligjin për nënshtetësi i dorëzuar nga opozita shqiptare ishte bllokuar në komisionin amë me qindra amendamente të dorëzuara nga VMRO – DPMNE dhe “E majta”. Pas kësaj edhe grupi parlamentar i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativën me mbi 32,000 amendamente bllokuan 20 ligje, mes të cilëve edhe vendimin për vazhdimin e gjendjes së krizës me rreth 400 amendamente, si kushtëzim për mbështetjen e Ligjit për Shtetësinë. Kjo solli në bllokim të punës së Kuvendit. Pas krijimit të kësaj situate, kryeministri Zoran Zaev dhe opozita shqiptare zhvilluan disa takime për të biseduar në lidhje me ligjin për nënshtetësi, të cilat rezultuan me marrëveshje.
- LEXO: Ziberi për Portalb.mk: Problemi i nënshtetësisë është shumëdimensional (VIDEO)
- LEXO: Komisioni ndërpreu sërish seancën, partitë shqiptare: Opozita maqedonase po tenton të bllokojë Ligjin për nënshtetësi
- LEXO: RMV, filloi debati në komisionin parlamentar për ligjin e ri për nënshtetësi
- LEXO: Intervistë me deputeten Shaini: Nëse nuk ke nënshtetësi në vendin ku jeton për gjysmë shekulli ndjehesh i përjashtuar dhe i huaj (VIDEO)
- LEXO: Opozita shqiptare dhe Qeveria arritën marrëveshje për Ligjin për nënshtetësi
- LEXO: Zaev: Propozim ligji për nënshtetësi nuk është siç e kemi biseduar në takim, por besoj se do të arrijmë marrëveshje
- LEXO: Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa të hënën do ta dorëzojnë versionin e tyre për Ligjin për nënshtetësi
- LEXO: Është arritur marrëveshje për ligjin për nënshtetësi, opozita shqiptare duhet ta përpunojë ligjin dhe ta dorëzojë
- LEXO: Takimi Zaev, Sela dhe Gashi: Bisedime të suksesshme mbi çështjen e shtetësisë- deri në fund të javës do të përpilohet teksti i propozim-ligjit
- LEXO: Deputeti Aziri: Shtetësinë më lehtë e merr një kriminel se ata që janë lindur e rritu në RMV
- LEXO: ASh-AAA nuk lëshojnë pe: Pa zgjidhje të përhershme të shtetësisë, masat anti-krizë do të mbeten të bllokuara
- LEXO: RMV, Mariçiq: Do të arrihet marrëveshje për ligjin për shtetësi
- LEXO: Takimi i Zaevit me grupin parlamentar të opozitës ishte konstruktiv por pa marrëveshje për nënshtetësinë