“Prespa Forum”: Mirënjohje speciale për Erhard Busek

Mirënjohje speciale, për kontribut të jashtëzakonshëm në promovimin ndërkombëtar të vendit tonë, sot iu nda ish-vicekancelarit austriak dhe koordinator të Paktit për stabilitet të Evropës Juglindore Erhard Busek në kuadër të “Prespa forumit për dialog”, njofton Portalb.

Mirënjohjen, në emër të Qeverisë, ia ndau ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska.

“Në emër të Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së  Veriut ua dorëzojë këtë njohje dhe sinqerisht ju falënderoj për mbështetjen tuaj të parezervë, të përkushtuar dhe të fortë që i keni dhënë dhe i jepni akoma vendit tonë. Ne, brezat e rinj të politikanëve, duhet të ndjekim shembullin tuaj dhe të mësojmë nga përvoja juaj e pasur, me të cilën do të kontribuojmë për partneritet të fortë dhe progres të përbashkët të rajonit”, ka thënë Carovska, njoftojnë nga pres-shërbimi qeveritar.

Busek është një nga mbështetësit më të fortë të integrimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu Busek ishte koordinatori i iniciativës Juglindore për bashkëpunim dhe President i Institutit për rajonin e Danubit dhe Evropën Qendrore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button