RMV, qytetarët nuk mund të marrin para nga bankat, Avokati i Popullit kërkoi nga Qeveria dhe bankat zgjidhje

Për shkak skadimit të afatit të letërnjoftimit dhe pamundësisë për të nxjerrë dokumente të reja, Avokati i Popullit njoftoi që qytetarët nuk mund të tërheqin edhe para nga sportelet e bankave, për çka kërkoi zgjidhje, transmeton Portalb.mk.

“Avokati i Popullit kërkon që Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut urgjentisht, së bashku me bankat komerciale të gjejnë një zgjidhje të përkohshme që do t’u del në ndihmë këtyre qytetarëve”, deklarojnë nga Avokati i Popullit, duke theksuar se ky problem është raportuar nga qytetarët.

Raportohet që më të prekurit nga ky problem janë të moshuarit, të cilët të gjithë shërbimet i kryejnë kryesisht përmes sporteleve, dhe jo përmes bankomateve.

Përkujtojmë se qytetarët që kanë letërnjoftim me afat të skaduar nuk do të mund të nxjerrin letërnjoftimin për shkak problemeve që janë në Ministrinë e Punëve të Brendshme në lidhje me nxjerrjen e dokumenteve personale.

“Këta qytetarë, pa asnjë faj të tyre, janë vendosur në një pozitë të palakmueshme, nga njëra anë, për të mbetur pa mjete themelore të jetesës, dhe nga ana tjetër, për shkak të pamundësisë për t’i paguar borxhet e tyre ndaj ndërmarrjeve publike dhe ofruesit e tjerë të shërbimeve (energji elektrike, ujë, telefon) të kenë frikë se do t’ju ndërpriten”, deklarojnë nga zyra e Avokatit të Popullit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button