Kurs pa pagesë për crowdfunding dhe gazetari ndërkufitare

“Shkolla e Medias në Pragë” organizon një kurs online pa pagesë për crowdfunding dhe gazetari ndërkufitare, kursi do të mbahet prej 28 korrik deri më 20 gusht, për punonjësit e medias nga Evropa Qendrore dhe Jugore, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Kursi do të zhvillohet në  gjuhën angleze dhe do të përbëhet nga shtatë uebinare interaktive, si dhe një sesion për financim të pjesshëm të hulumtimit gazetaresk. Më të mirët do të shpallen në platformën “Press Start” dhe do të marrin mbulim të pjesshëm të kostos.

Temat kryesore të kursit do të jenë crowdfunding për tema hulumtuese ndërkufitare; bashkëpunimi në gazetarinë hulumtuese; puna gazetareske “ndërkufitare”: fokusi, koordinimi, promovimi dhe prodhimi.

Regjistrimi mund të bëhet këtu.

Afati i fundit i aplikimit është me 20 korrik në ora 20:00, të drejtë aplikimi kanë gazetarët, producentët, fotoreporterët dhe profesionistë të tjerë të medias nga Hungaria, Rumania, Bullgaria, Polonia, Republika Çeke, Sllovenia dhe Greqia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button