Eurodeputetja Fajon për veton bullgare: Është egoiste dhe e rrezikshme që një vend ta rrezikoj ardhmërinë e një vendi tjetër

Eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon, duke folur për zgjerimin e BE-së në kuadër të Forumit të Prespës, tha se sot sot është vështirë të jemi inovativ dhe të themi çka të presim, me që rajoni është në gjendje të keqe, zgjerimi është në gjendje të keqe dhe Bashkimi Evropian është në gjendje të keqe, shkruan Portalb.mk.

Ajo tha se, në vitet e fundit dhamë shumë premtime edhe në raport me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe është sfidë e madhe besimi në rajon, besimi në institucionet, në atë që e premtojnë.

“Dëshiroj dhe shpresoj se Komisioni dhe institucionet e BE-së do ta kuptojnë se zgjerimi është jashtëzakonisht proces i rëndësishëm dhe ajo që ndodh në vitet e fundit është egoiste dhe nacionalizëm i rrezikshëm i cili na ndan dhe kjo gjithashtu është edhe rrezik për Ballkanin Perëndimor. Kështu që ambiciet e mia janë se, kryesimi i Sllovenisë së paku deri në fund të këtij viti do të kenë sukses ta bëjnë atë që premtuan dhe do të kenë rezultate dhe kjo vlen edhe për qeveritë e tjera të BE-së dhe nuk varet vetëm prej Qeverisë së Sllovenisë, të hapen negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë, por edhe për liberalizimin e vizave të Kosovës dhe të bëjnë disa hapa në negociatat me vendet e tjera të rajonit”, deklaroi Fajon.

Ajo e ka vlerësuar si egoiste dhe të rrezikshme qasjen e Bullgarisë, e cila përmes vetos, pengoi fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut.

“Duhet t’i lëmë anash këto egoizma si veton bullgare, kjo është për mua tepër egoiste dhe tepër e rrezikshme që një vend ta rrezikoj ardhmërinë e një vendi tjetër. Këto janë vende fqinje që duhet të bashkëpunojnë.”, tha eurodeputetja Fajon.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, tha se lufta e Maqedonisë së Veriut nuk është vetëm luftë për identitetin evropian por, edhe për identitetin evropian.

“Kaluan dy dekada nga fillimi i marrëveshjes për stabilizim dhe asocim, ishim më të shpejtë madje se Kroacia. Kroacia tani është anëtare, ndërsa ne ende nuk i kemi filluar negociatat, pengesë kryesore ishte kontesti me Greqinë, këtë e zgjidhëm me Marrëveshjen e Prespës, pas dy vjet tani ballafaqohemi me një sfidë tjetër. Problemi me këtë sfidë me të cilin ballafaqohemi sot, është tema e problemit ka të bëjë me identitetin dhe historinë. Çështja e gjuhës është çështje e jonë, nuk është çështje e asnjë shteti tjetër apo organizate ndërkombëtare. Unë ju konfirmoj se lufta jonë nuk është luftë vetëm për identitetin maqedonas, por është edhe luftë për identitetin evropian në mbështetje të narracioni se, Evropa duhet të jap shembull personal”, tha Dimitrov.

Ai më tej shtoi se, rajoni e ka vendin në Bashkimin Evropian, nga të gjitha aspektet.

“Ne e kuptojmë thelbin e presidentit Macron i cili thotë se, duhet të reformohemi, i perceptojmë problemet në lidhje me procesin e vendim marrjes në Bashkimin Evropian, por është evidente se ky rajon duhet të jetë pjesë e BE-së nga aspekti ekonomik, gjeografik, politikisht, ne aty e kemi vendin. Problemi më i madh me të cilin ballafaqohet sot BE në rajon, është humbja e besimit të qytetarëve se, integrimi evropian është serioz i mundshëm dhe mund të besojnë në deklaratat e këshillit dhe liderëve të Bashkimit Evropian”, theksoi ai.

Kujtojmë se sot dhe nesër në Ohër dhe Oteshevë mbahet “Prespa Forum Dialog” i organizuar nga MPJ-ja dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Në kuadër të këtij forumi, do të takohen liderët e shteteve të rajonit me përfaqësuesit më të lartë nga Evropa dhe SHBA-të. Mes numrit të madh të panel diskutimeve, panelistët do të fokusohen edhe në temën bartëse të konferencës Ballkani Perëndimor: Pjesa që mungon që Evropa të jetë e plotë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button