Në Kuvend kaluan ndryshimet ligjore për pensionim në 64 vjet dhe për tatim tre herë më të lartë për pasuritë që nuk shfrytëzohen

Sot, Parlamenti i miratoi ndryshimet në Ligjin për marrëdhënie të punës, sipas të cilave në pension do të shkohet në moshën 64 vjeç. Deri më tani, qytetarët kanë pasur mundësinë të vazhdojnë të punojnë deri në moshën 67 vjeç, por me këto ndryshime ligjore, atë opsion do ta kenë vetëm punonjës në shëndetësi dhe arsim të lartë, sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara saktësisht.

Mbetet mundësia ligjore që gratë të dalin në pension në moshën 62 vjeç, në përputhje me Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor, transmeton SDK.mk.

Propozuesja, ministrja e punës dhe për punë sociale Jagoda Shahpaska, thotë se në këtë mënyrë hapet mundësia për punësimin e të rinjve, por edhe për zvogëlim të numrit në administratë.

Ligji do të hyjë në fuqi më 30 qershor 2022.

Gjithashtu sot, Parlamenti miratoi ndryshimet në Ligjin për tatimet në pronë, të cilat parashikojnë një normë tre herë më të lartë të taksës së pasurive të patundshme që nuk përdoret nga pronari ose jepet me qira për më shumë se gjashtë muaj gjatë një viti.

Me ndryshimet ligjore, shkalla e taksës së pronës në tokën bujqësore që nuk përdoret për prodhimtari bujqësore trefishohet. Për më tepër, ndryshimet e propozuara përcaktojnë që ata që nuk do të raportojnë se nuk përdorin një pronë të caktuar të paluajtshme, do të paguajnë  taksë që do të jetë pesë herë më e lartë se ajo e parashikuar.

Normat e tatimit në pronë janë proporcionale dhe shkojnë nga 0.10% në 0.20% të vlerës së pronës. Tatimpaguesi i tatimit në pronë për një ndërtesë të thjeshtë ose shumë-apartamentesh për strehim dhe oborr në të cilin jeton ka të drejtë të ulë taksën e llogaritur për 50%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button