fbpx

U lirua nga burgu komediani Bill Cosby, i dënuar për sulm seksual

Bill Cosby u lirua nga burgu pasi gjykata më e lartë e shtetit të Pensilvanisë shfuqizoi dënimin e tij për sulm seksual.

Gjykata hodhi poshtë dënimin e Bill Cosby-it për sulm seksual dhe hapi rrugën për lirimin e tij të menjëhershëm nga burgu të mërkurën duke ndryshuar kështu papritur fatin për humoristin dikur të njohur si “Babai i Amerikës”. Gjykata mori vendimin pasi argumentoi se prokurori i çështjes gjyqësore ishte i detyruar në bazë të një marrëveshjeje të mëparshme të mos ngrinte akuza ndaj zotit Cosby, transmeton VoA.

Cosby, 83 vjeç, ka kryer më shumë se dy vjet të një dënimi tre deri në 10 vjet burgim pasi u gjet fajtor për drogimin dhe abuzimin e administratores sportive të Universitetit Temple Andrea Constand në shtëpinë e tij në periferi të Filadelfias në vitin 2004. Ai ishte personaliteti i parë i famshëm që u gjykua dhe u dënua në epokën e lëvizjes #MeToo.

Ish-ylli i serialit komik “Cosby Show” u arrestua në vitin 2015, kur një avokat që kishte siguruar prova të reja – dëshminë e komedianit në një proces gjyqësor të ngritur nga zonja Constand – ngriti akuza kundër tij disa ditë para se të skadonte një afat 12-vjeçar që ndalonte ngritjen e akuzave ndaj zotit Cosby.

Por Gjykata e Lartë e Pensilvanisë tha se prokurori i qarkut Kevin Steele, i cili mori vendimin për arrestimin e zotit Cosby, ishte i detyruar të respektonte premtimin e paraardhësit të tij për të mos ngritur akuza ndaj zotit Cosby. Nuk ka asnjë provë që ai premtim u bë ndonjëherë me shkrim.

 

Gjykatësi David Wecht, tha se Cosby ishte mbështetur në vendimin e ish-avokatit të qarkut për të mos e akuzuar atë kur dha dëshminë e tij potencialisht implikuese në çështjen e ngritur nga zonja Constand.

 

Gjykata e quajti arrestimin e zotit Cosby “një ofendim të drejtësisë themelore, veçanërisht kur rezulton nga një ndjekje penale që ishte refuzuar për më shumë se një dekadë”.

 

Gjyqtarët thanë që heqja e dënimit dhe ndalimi i çdo ndjekjeje të mëtejshme penale, “është e vetmja zgjidhje që përputhet me pritshmëritë e arsyeshme të shoqërisë nga prokurorët e saj të zgjedhur dhe sistemi ynë i drejtësisë penale”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button