Prej nesër në Ohër rampa për hyrje në pjesën e vjetër të qytetit, lëvizja lejohet vetëm me kartela

Prej nesër, 1 korrik, për banorët dhe turistët që qëndrojnë në Ohër, do të vendosen rampa për hyrjen dhe daljen e automjeteve në pjesën e vjetër të qytetit. Automjetet motorike do të mund të udhëtojnë pa probleme, vetëm nëse kanë kartelë lëvizjeje në këtë pjesë të qytetit, informuan nga Komuna e Ohrit. Funksionimi i rampave do të rregullohet me siguri fizike 24-orëshe dhe nën video-mbikëqyrje të vazhdueshme, transmeton Portalb.mk.

Për kompanitë e taksive të transportit, nuk do të lëshohen kartela speciale dhe taksitë do të lejohen në pjesën e vjetër të qytetit, vetëm nga hyrja në Portën e Epërme.

“Kartelat ekzistuese për të cilat nuk është kryer riregjistrimi në kohë në përputhje me thirrjen e komunës, e cila ishte shpallur më 20 maj 2021, do të anulohen dhe do të jenë të pavlefshme. Të gjithë personat juridikë që udhëtojnë në pjesën e vjetër të qytetit, dorëzimin e mallit mund ta bëjnë vetëm përmes hyrjes në Portën e Epërme, në orët e mëngjesit, në periudhën nga ora 05:00 deri në 10:00”, njoftoi Komuna e Ohrit.

Lidhur me pronarët e kapaciteteve të akomodimit, sipas njoftimit të Komunës, mysafirët e tyre do të mund të hyjnë me automjetet e tyre në pjesën e vjetër të qytetit, vetëm për të shkarkuar pasagjerët dhe bagazhet.

“Nëse automjetet parkohen në mënyrë të paligjshme, do të hiqen me ndihmën e shërbimit të karrotrecit”, informojnë nga kjo komunë.

Ata kujtojnë se kjo masë është pjesë e regjimit të vendosur të komunikacionit për zonën e qytetit të vjetër dhe Rregullores për lëshimin e kartelave për lëvizjen e automjeteve motorike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button