‘Parkingu i qytetit të Shkupit’ ndryshoi mendim, parkimi te Beko nuk do të shtrenjtohet

Parkimi te ish Beko në qendër të Shkupit nuk do të shtrenjtohet, mbetet çmimi i vjetër prej 50 denarë ora. Pasi ditën së djeshme ekipet e NP Parkingu i Qytetit vendosën tabela të reja me çmim të ri prej 100 denarë për orën e parë, ndërsa secila orë pasuese nga 50 denarë, këtë mëngjes u kthyen tabelat e vjetra dhe çmimin e mëparshëm, transmeton Portalb.mk.

“Bordi i drejtorëve të ndërmarrjes ka vendosur të mbajë çmimin e vjetër për momentin, pra të mos ketë rritje të çmimeve”, tha drejtori Borçe Jakimovski.

Jakimovski dje tha se shtrenjtimi nëhet për shkak se ky parkim është në qendër dhe ka shumë trafik, ndërsa më së shumti për t’i bërë qytetarët të parkojnë në garazhin shumëkatëshe përtej rrugës ku një orë kushton 30 denarë.

Dhjetorin e kaluar, çmimet e parkingjeve u rritën për pesë denar të gjitha vendet e parkimit në zonat e menaxhuara nga ndërmarrja publike “Parkingu i qytetit”. Një orë parkim në zonën A në vend të 45 kushton 50 denarë, në zonën B në vend të 35 është 40 denarë, ndërsa në zonat C dhe D nga 25 më e shtrenjtë me 30 denarë. Biletat mujore të parkimit në garazhet shumëkatëshe për punonjësit dhe kompanitë që gravitojnë rreth parkimit kanë çmim të ri. Në vend të 1.000 denarë, çmimi nga dhjetori i vitit të kaluar është 2.000 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button