Kroaci, gjatë një aksioni policor është arrestuar drejtori i Radio Televizionit kroat

Në një aksion të policisë kroate dhe Zyrës për luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (USKOK), mëngjesin e sotëm u në Zagreb u arrestuan disa persona, përfshirë drejtorin e përgjithshëm të Radio Televizionit kroat, Kazimir Baçiq, shkruan portali i “Jutarnji list” . Sipas informacioneve jozyrtare, bëhet fjalë për dyshime për vepra penale të kryera gjatë administratës së mëparshme të qytetit, nga fundi i vitit të kaluar dhe në gjysmën e parë të këtij viti, transmeton Portalb.mk.

“Në zhvillim e sipër është një aksion i madh i policisë dhe USKOK-ut. Mësojmë se policia herët në mëngjes nën kryesmimin e USKOK-ut trokiti në dyert e disa personave në zonën e Zagrebit”, njoftoi Jutarnji List. Shtohet se gjasë bëhet fjalë për vepra penale lidhur me punën e administratës së qytetit të Zagrebit.

Theksohet se mes të arrestuarve janë disa persona të njohur, si dhe drejtori i HRT-së, Baçiq. Policia hyri në shtëpinë dhe garazhin e tij këtë mëngjes dhe bastisi, por nuk dihet ende për çfarë akuzohet saktësisht. Midis të arrestuarve janë shoferët e Bandiq, Zdravko Krajina dhe Vradimir Dzaja, ish-shefi i shërbimeve profesionale të Zagrebit, Andrea Shulentiq dhe Jelena Çekliq, ish-anëtare e Komitetit të për qiradhënie publike.

Gazeta thekson se jozyrtarisht, përmendet lidhja e Baçiq me pronarin e ish-fabrikës së llambave “Tezh”, Milan Lonçariq dhe projektin e tij ndërtimor “Parqet e dritave” që është në lokacionin e ish-fabrikës.

Lidhur me arrestimet, me deklaratë doli kryetari i Komunës së Zagrebit, Tomisllav Tomasheviq, i cili shkurtimisht tha se, si administratë e re e qytetit, mbështet plotësisht punën e pavarur të institucioneve shtetërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button